Thjeshtëzimi i procedurave me qytetarët, Arben Ahmetaj: Urdhri që u kam dhënë institucioneve

Oct 10, 2017 | 11:33
SHPËRNDAJE

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, në një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se prioriteti i qeverisë është premtimi që Rama bëri gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit për derregullimin e procedurave mes qytetarit dhe administratës.arben armehta

 

“Prioriteti  i qeverisë është derregullimi i procedurave mes qytetarit me administratës. Ne jemi në fazën e thjeshtëzimit të procedurave,” u shpreh Amhetaj.

Ministri gjithashtu tha se kishte nxjerrë urdhër për të gjitha institucionet në varësi të Ministrisë së Financave, që mos t’i kërkojnë qytetarëve 13 dokumenta.

“Kam nxjerrë një udhër për të gjithë institucionet në varësi të Ministrisë së Finanave, që mos t’i këkrojnë qytetarëve 13 dokumenta. Është detyrë e institucionit t’i nxjerrë dokumentet nëpërmjet e-albania, duke filluar që nga certifikata. S’është nevoja ta kenë me vete, duhet ta ketë institucioni online. Vërtetim për sigurimet shoqërore e shëndetësore, s’është nevojë ta ketë. Vërtetim për përgjegjësinë tatimore, s’është nevoja,” tha ai.

BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura