“Thashë Stop!”- Rudina Hajdari zbulon veprimin e parë që donte të bënte pas humbjes në zgjedhje: Më flihej gjumë…

Jun 17, 2021 | 19:35
SHPËRNDAJE

Deputetja Rudina Hajdari ka rrëfyer sot momentet pasi dolën rezultatet e para mbi zgjedhjet e 25 prillit.

rudina hajdari

Në një intervistë në “Ftesë në 5” Hajdari tha se të gjithë ishin të lodhur dhe po përpiqej që t’i mbante zgjuar, por kur kuptoi që nuk ia dolën, gjëja e parë që i shkoi në mendje ishte të flinte gjumë.

Ishte në mëngjes, isha akoma në zyrë dhe mbaj mend që njerëzit që ishin afër se ato momente kishte shumë njerëz pa gjumë, të lodhur dhe po mundohesha ti mbaja të karikuar. Të gjithë po shihnin nëse do të shpërtheja nga emocionet. Pastaj thashë stop, numëruam çfarë numëruam, është e qartë që nuk ia dolëm këtë radhë”, tregon Hadjari.

Deputetja tha se gjëja e parë që i shkoi ndër mend ishte të flinte gjumë dhe të nesërmen të shihte se çdo bënte. Ajo tha se zgjedhjet e 25 prillit nuk ndryshuan gjë pasi në Shqipëri lufta për demokraci nuk ka përfunduar.

Në këto zgjedhje duhet të reflektojmë për atë që ndodhi dhe për situatën politike në vend. Jo shumë gjëra kanë ndryshuar. Ajo çka ndodhi ishte një rezultat, i cili kërkon një analizë më të thellë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që raportin që duhet të kemi me institucionin, me parlamentin, duhet të jemi sa më seriozë se kërkohet një opozitë e shëndoshë. Këto janë idealizmat që jam munduar të transmetoj me prezencën time në parlament, me daljet e mia publike dhe për luftën e klasës së vjetër politike. Unë humba një betejë në këto zgjedhje, por lufta për të rikthyer demokracinë e munguar në Shqipëri, nuk ka mbaruar. Ambienti ishte shumë i vështirë dhe përtej rezultatit, ajo çka është e rëndësishme për mua është se ende jemi në një situatë që duhet të jemi koshientë që ndodhën shumë gjëra dhe në të njëjtën mënyrë nuk ndodhi asgjë. Pas zgjedhjeve jemi në vend numëro, asgjë nuk ka ndryshuar“, u shpreh ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura