Thaçi: Liberalizimi i vizave është çështje orësh

May 2, 2016 | 12:17
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi thotë se liberalizimi i vizave me zonën Schengen është çështje orësh pasi, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara.thaci

“Mund të them se Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret e nevojshme për rekomandimin e vizave nga Brukseli, prandaj dua të potencoj se procesi për liberalizmin e vizave për Kosovën tashmë nuk është duke i numëruar ditët dhe javët, por mund të themi se është duke i numëruar orët dhe ky është një lajm i mirë dhe histori e re për Kosovën”, tha Thaçi.

Presidenti foli pas një takimi që ka pasur me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura