Tërmeti tragjik në Turqi, shiu dhe dëbora e dendur pengon kërkimet e ekipit të shpëtimit për të gjetur të mbijetuarit

Feb 7, 2023 | 8:35
SHPËRNDAJE

Ekipet e shpëtimit po përballen me shiu dhe borën e dendur, ndërsa “garojnë” me kohën për të gjetur të mbijetuarit e tërmetit shkatërrues në Turqi.

termet turqi33

Më shumë se 4.300 njerëz humbën jetën dhe 15.000 të tjerë u plagosën në Turqi dhe Siri kur tërmeti goditi dy vendet në orët e para të së hënës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se numri mund të rritet në mënyrë dramatike teksa ekipet e shpëtimit gjejnë më shumë viktima.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar ndërsa njerëzit frikësohen për të tu kthyer në ndërtesa.

Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën lokale 04:17  të hënën në një thellësi prej 17.9 km pranë qytetit të Gaziantep, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

Sizmologët thonë se ky është një nga tërmetet më të mëdhenj të regjistruar ndonjëherë në Turqi, ku të paktën 2.921 njerëz janë konfirmuar të vdekur.

Të mbijetuarit thonë se u deshën dy minuta që lëkundjet të ndalonin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura