Tërmetet, Ministria e Mbrojtjes: Emergjencat dhe spitali në gatishmëri, ja të dhënat e fundit

Jun 1, 2019 | 12:51
SHPËRNDAJE

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar me informacion zyrtar lidhur me situaten me te fundit te krjuar pas goditjeve te forta te termetit ne vend dhe masat qe jane marre per perballimin e situates. 

“Nga informacioni i marrë nga Spitali Rajonal Korçë, informohemi se 4 shtetas kanë shkuar në urgjencën e spitalit për të marrë ndihmën e parë pasi nga rënia e mureve të disa banesave kanë pësuar lëndime të lehta. Spitali Rajonal Korçë është në gatishmëri me autoambulanca, staf mjekësor dhe me kapacitet 300 shtretër për përballimin e çdo situate”- njofton MM.

Sipas saj, “Është komunikuar me QBO-në në ministrinë e Mbrojtjes për të vënë në dispozicion Detashmentin e Korçës në ndihmë të banorëve për montimin e çadrave që do të shkojnë nga DPRMSH si dhe një autobot me ujë të pijshëm. Janë marrë masa edhe për furnizimin e banorēve me ushqime”.

ministria-e-mbrojtjes

NJOFTIMI I MM

Më datë 01.06.2019, në territorin e qarkut e Korçë janë regjistruar disa lëkundje tërmeti duke filluar nga ora 06:20 (GTM) deri në orën 09:00. Epiqendra e lëkundjeve ka qenë fshati Floq i bashkisë Korçë. Nga informacioni i marrë deri tani nga Prefektura Korçë, Policia e Shtetit dhe nga Spitali Rajonal i qytetit Korçë informohemi:

Banesa të evidentuara me çarje muresh, shembje çatie dhe shembje suvash deri tani në fshatin Floq dhe Dvoran janë 70 banesa. 50 banesa janë të vjetra dhe të pa banuara prej shumë vitesh.
Në fshatin Qafëzezë janë të dëmtuara nga tërmeti 10 banesa.
Në fshatin Vidohovë kanë pësuar çarje të mureve 20 banesa të vjetra.
Komisionet e konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve janë në terren dhe po evidentojnë çdo dëm të shkaktuar.

Nga informacioni i marrë nga Spitali Rajonal Korçë, informohemi se 4 shtetas kanë shkuar në urgjencën e spitalit për të marrë ndihmën e parë pasi nga rënia e mureve të disa banesave kanë pësuar lëndime të lehta. Spitali Rajonal Korçë është në gatishmëri me autoambulanca, staf mjekësor dhe me kapacitet 300 shtretër për përballimin e çdo situate.

Është komunikuar me QBO-në në ministrinë e Mbrojtjes për të vënë në dispozicion Detashmentin e Korçës në ndihmë të banorëve për montimin e çadrave që do të shkojnë nga DPRMSH si dhe një autobot me ujë të pijshëm. Janë marrë masa edhe për furnizimin e banorēve me ushqime.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile është në gatishmëri dhe po ndjek hap pas hapi çdo situatë duke komunikuar me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të kaluar sa më shpejtë këtë situatë të krijuar.

***

Informacioni i mengjesit

Lekundja me e forte ka qene me magnditute 5.3, pasur nga goditje te tjera. Nga termeti vijne edhe raportimet e para per demet e shkaktuara.

“Nga informacionet e marra është raportuar se lëkundjet e tërmetit janë ndier në zonat përreth epiqendrave, në Nj.A.Mollaj, fshatin Dvoran, raporton për 2 banesa të dëmtuara, dhe në fshatin Floq 3 banesa, vazhdon monitori i situatës”- njofton Ministria e Mbrojtjes.

Lekundjet sizmike me intensitet me te ulet vazhdojne te ndihen ne vazhdim ne jug te vendit, si Gjitokaster e Korce.

“Nga të gjitha qarqet e vendit nuk janë raportuar situata te jashtezakonshme. Situata po ndiqet ne vazhdimesi me prefekturat dhe gjithe institucionet”- njofton ministria.

Ja situata 

Më datë 01.06.2019, ora 06:20:49 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.9 Rihter, me koordinata 40.450 në Veri dhe 20.770 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 16 km në jug të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:56:40 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.2 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.780 në Lindje, me thellësi 4 km dhe me epiqendër, 17 km në jug të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:51:57 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.7 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.810 në Lindje, me thellësi 13 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Nikolicë, të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:43:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.7 Rihter, me koordinata 40.440 në Veri dhe 20.760 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 18 km në jug të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:33:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.670 në Lindje, me thellësi 18 km dhe me epiqendër, 16 km në jug-lindje Mollaj, të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:26:17 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5.3 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.710 në Lindje, me thellësi 14 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Floq, të bashkisë Korçë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura