Tërmetet në Maqedoninë e Veriut që u ndjenë edhe në Shqipëri, ekspertët kanë një përgjigje pse ndodhën

Nov 11, 2020 | 22:08
SHPËRNDAJE

Dy tërmete të fuqishme që goditën rajonin e Mavrovës në Maqedonisë Veriore shkaktuan midis të tjerash edhe rrëshqitje masive të gurëve duke bllokuar disa akse.

termeti

Tërmeti i parë ishte rreth 5 ballë, ndërsa i dyti që u regjistrua pasditen e sotme rreth orës 15:27 minuta ishte 4.7 ballë.

I gjithë territori gjendet në rajon në të cilin shpesh ka lëkunde, ndaj tërmete të tilla nuk duhet të na befasojnë, thonë ekspertët.

Ndërkohë për shkak të turbullimit të ujit në sistemin lokal të furnizimit me ujë në Mavrovë, komuna u bëri thirrje qytetarëve të mos e përdorin ujin.

Për shkak të tërmetit, epiqendra ishte në rajonin e Mavrovës, erdhi deri te turbullimi i ujit për pije në rrjetet e ujësjellësit. Ju rekomandojmë që një periudhë të caktuar përderisa dridhjet të qetësohen, të MOS PINI ujë drejtpërdrejtë nga çezmat tuaja”, thonë nga NPVK – Mavrovë.

Nga Oda Ekonomike për Energjetikë, thonë se e kanë përgjigjen – se cila ishte arsyeja për tërmetin e fuqishëm.

“Arsyeja kryesore për tërmetet, mes të tjerash, është edhe mbushja dhe zbrazja e papritur e liqeneve. Njëra nga arsyet kur mbushen liqenet, vjen momenti kur për shkak të presionit, pllaka fillon të lëvizet gjatë një periudhe të caktuar dhe të shkaktojë lëvizje, respektivisht tërmete”, tha Gjorgji Manaskov nga Oda Ekonomike për Energjetikë cituat nga mediat atje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura