INTERVISTA/ Tentuan të vrisnin Enver Hoxhën, Gjana: Si na provokonin me femra, ja përdhunimet në hetuesi (Pjesa I)

Jan 31, 2016 | 17:15
SHPËRNDAJE

Ai ishte një mësues 25-vjeçar që punonte në fshatrat e Kukësit,  por me ideale aq të mëdha, sa të përmbyste një sistem diktatorial.  Dhe e vetmja mënyrë për ta arritur këtë qëllim ishte vrasja e Enver  Hoxhës, ndaj të cilit u bë një atentat konkret në Kodër-Kamzë. Një  utopi e guximshme në fund të viteve ‘60 e një grupi me 8 intelektualë, ku bënte pjesë edhe personazhi ynë që flet për gazetën “Panorama”, Xhavit Gjana.

xhevat-gjana

Në fakt, çfarë do të lexoni më poshtë, nuk është  thjesht një intervistë, por një dëshmi terrori psikik, fizik dhe seksual  në qelitë e diktaturës. Është mbijetesa dinjitoze e një të burgosuri  politik, të cilit dëshira për liri i kushtoi rininë dhe sërish nuk ndihet  i penduar. Biseda shumorëshe me Xhevat Gjanën ishte një reflektim  më vete edhe për hapjen e dosjeve dhe pse jo, që të dënuar të tillë  politikë të jenë anëtarë të komisionit shtetëror që do të mundësonin  këtë proces. Siç thotë Xhevati, ai apo bashkëvuajtës të tij nuk kërkojnë  hakmarrjen, por të vërtetën. Sepse, vetëm e vërteta do t’i çlironte  nga fantazmat e së shkuarës…

Historia e grupit të kuksianëve që tentuan të vrasin Enver Hoxhën në fund të viteve ’60 është cekur disi, por ka  mbetur më së shumti në trajtë thashethemi. Si qëndron e  vërteta, a ka pasur vërtet një grup nga Kukësi që ka tentuar  të vrasë kreun e PPSH-së, Enver Hoxha?  

Po, grupi ka qenë real. Dhe për këtë, dëshmi që mundin  çdo thashethem janë procesverbalet e asaj kohe, edhe pse një  pjesë janë zhdukur. Grupi përbëhej nga 8 persona, shumica  kushërinj dhe ne u zbuluam njëri pas tjetrit. Në fillim u arres- tua Raif Elezi, pastaj Bajram Gjana, pastaj unë Xhavit Gjana,  Avdi Gjana, Shefqet Gjana, Shemsi Domi dhe Muharrem Sel- mani. Në grup ka qenë dhe Havzi Nela, por ai u arrestua dy  vjet para nesh. Ndërsa me ne u arrestua edhe një i tetë, por që  e shkëputën nga çështja jonë, se në fakt nuk kishte lidhje dhe  ishte një ordiner për vrasje. Nga personat e përmendur, Shefqe- ti kishte mbaruar Gjuhë-Letërsi, unë Matematikë-Fizikë, ishim  Pra nuk bënim plane me grup të plotë, që mos të lindnin dy-  mësues në 8-vjeçare. Avdiu dhe Shemsiu ishin mësues të ciklit  të ulët. Muharremi dhe Raifi ishin radiologë me të lartën, pra  ishim të gjithë intelektualë. Bajram Gjana e kishte për herë të  tretë arrestin, pasi ishte dënuar edhe dy herë të tjera për poli- tikë. Grupi ynë kishte si ide që të përmbysej sistemi, të binte  diktatura komuniste dhe e vetmja mënyrë për ta arritur këtë  ishte vrasja e Enver Hoxhës.

Pse vrasja e Enver Hoxhës ishte e vetmja mënyrë për  përmbysjen e diktaturës? Pse jo të organizonit revolta,  protesta apo edhe revolucion?  

Përveç vrasjes direkte të Enver Hoxhës, asnjë aksion tjetër  e dinim që nuk do të mund të funksiononte, qoftë duke vrarë  ndonjë tjetër nga Byroja e lartë, apo duke bërë revolta, protes- ta e revolucione. Sepse Sigurimi kishte depërtuar në çdo familje  dhe këto plane ishin humbje kohe, do të zbuloheshin ende pa  u vënë në funksionim. Ndërkaq kishim edhe modelin e Hun- garisë. Nëse do të shpërthente ndonjë revoltë, do të futeshin  tanket sovjetike, pasi ishte modeli i asaj kohe që shtetet ko- muniste nuk ishin vërtet të pavarura, kishin sovranitet të kufi- zuar. Ndërsa vrasja e Enver Hoxhës na rezultonte efikase.

Si u organizuat për vrasjen e Enverit?  

I gjithë grupi ynë funksiononte dyshe-dyshe. Domethënë  secili nga ne lidhej me dikë nga dyshja e një grupi tjetër, por  asnjëri nga ne nuk i dinte detajet, që bisedonim në dyshe. Unë  isha i lidhur me Avdi Gjanën, me Shefqetin, Havzi Nelën dhe  deri diku me Raifin. Nuk kombinoja asnjëherë me të tjerët. Pra nuk bënim plane me grup të plotë, që mos të lindnin dy shime te Sigurimi. Ndaj edhe kur na kapën, dyshonin se mos  ne ishim të nxitur nga shërbimet e huaja, kryesisht nga UDB- ja.

Dhe në fakt, a ishit të nxitur nga shërbimet e huaja për të  vrarë Enver Hoxhën?  

Jo, aspak. Nuk qëndron kjo. Ideja për vrasjen e Enver Hoxhën erdhi nga situata e rëndë ekonomike dhe njerëzore; që po  ballafaqoheshim gjithnjë e më tepër me varfërinë, ku ishte  shumë e ashpër lufta e klasave. U bë edhe kolektivizimi total i  vitit ’67, që u realizua komplet në ’68-n dhe situata në kra- hinën e Kukësit u bë mbijetesë.

Më lart, thatë që ju kombinonit si dyshe edhe me poetin  që u var në Kukës, në gusht 1988, disidentin Havzi Nela. Si u  lidhët me të?  

Me Havziun ishim kolegë në Krumë, pastaj në Topojan. Ai  ishte mësues për Gjuhë-Letërsi, unë Matematikë-Fizikë. Për  hir të së vërtetës, duhet të theksoj se Havziu ishte më i avanc- uar në mendimet kundër regjimit. Por ai kishte një mbështetje  dhe mund të fliste më hapur se ne, pasi xhaxhai i tij, Shahit  Sadiku, ishte i Sigurimit të Shtetit dhe kjo dihej nga të gjithë.  Nuk e çante kokën Havziu, i thoshte në publik mendimet e tij  kundër komunizmit, sa që disa herë kam pasur përplasje, pasi  i thosha se po na rrezikonte që të arrestoheshim. Madje, njëherë  i thashë: “Po më fut në dyshime, mos je edhe ti i Sigurimit, që  flet aq hapur dhe pa frikë kundër Partisë dhe Enverit”. Por  Havziu e kishte natyrën e tillë që nuk përmbahej, shpërthente,  deri sa u arratis. E kapën dhe e kthyen në Shqipëri, së bashku Tirana Iljaz Haxhiun, hetues nga Ministria e Brendshme.  me të shoqen. Kam marrë pjesë në gjyqin që u bë për Havziun,  se qe i hapur. Ne shkuam shumë kolegë, shokë e nxënës dhe  aty bëmë një lloj revolte, nën zë. Kur fliste prokurori, ne të  gjithë bënim “mmmmmmmmmmm”, por pa folur, që mos të  dallohej ndokush nga zëri. Nga kjo “mmmm” e zgjatur që  përsëritej vazhdimisht nën dhëmbë, si zhurmë grerëze,  prokurori dhe gjykatësi u tërbuan, u acaruan shumë dhe  kërcënuan. Gjithsesi, kjo lloj revolte dha njëfarë efekti, se Hav- ziun e dënuan 15 vjet, ndërsa të shoqen 10 vjet. Që ishte dënim  i ulët, duke marrë parasysh akuzën që kishin.

Po ju, në çfarë viti u arrestuat?  

Pas dy vitesh nga kjo ngjarje, pra pas gjyqit të Havziut më  1967-n, u bë edhe arrestimi i grupit tonë. Unë u arrestova më  19 prill 1969 dhe jam liruar pas 8 vitesh nga Burgu i Burrelit.  Pra hyra 27 vjeç në burg dhe dola 35, kur më kishte ikur kulmi  i rinisë. Sigurisht, derisa u dënova, kalova nëpër disa hetuesi  tmerri. Nëpër hetuesi kam qëndruar gati 2 vjet. Në fillim më  mbajtën 2 muaj në hetuesinë e Kukësit, më pas në Tiranë.

Cilët kanë qenë hetuesit tuaj?  

Në Kukës pata dy hetues: Hulusi Poda dhe Belul Zoto.  Hulusiu dha dorëheqjen menjëherë pas dy javësh dhe e dorë-  zoi çështjen time, po ashtu edhe Beluli pas dy muajsh. Siç duket,  ngaqë kisha njohje personale, nuk deshën që të përballeshin  me mua. Duke parë vendosmërinë time, atëherë sollën nga Tirana Iljaz Haxhiun, hetues nga Ministria e Brendshme. Çësh tja ime dhe e gjithë grupit kaloi në hetuesinë speciale të Tiranës, pra e larguan nga hetuesia e rrethit. Kryetar i grupit hetues ishte Koço Josifi, pastaj të tjerë ishin: Iljaz Haxhiu, Fejzi Aloçi, Dhimitër Shkodrani, vinte herë pas here Metohiti, mban te nën vëzhgim, apo Pelivan Luçi, Florian Kolaneci etj. Pra ishin disa dhe hetuesia ka qenë mjaft e egër. kishte mbi duart e mia të lidhura. U rrëzova përtokë

Kur thoni “e egër”, keni parasysh dhunën në hetuesi?  

Po, normale, dhunë e tmerrshme, kafshërore.  Cili prej tyre ka ushtruar dhunë ndaj jush?  Nëse ka pasur hetues të egër, agresiv, i ndyrë, i pamëshir- shëm në dhunë fizike, ai ka qenë Dhimitër Shkodrani. Më ka  goditur njëherë me një taketuke (tavëll duhani) mu në ballë,  që ma çau kafkën dhe nuk pushonte gjaku.

Pse ju goditi?  

Sepse nuk lëvizja nga qëndrimi im: Vetëm vrasja e Enver  Hoxhës e rrëzon komunizmin. Atëherë ai mori taketuken dhe  më tha: “A e di se edhe taketuken ku shkund cigaren Enver  Hoxha, nuk e ndërrojmë me kokën tënde?”, dhe më goditi sa i  hante dora. Pastaj i dha urdhër të brendshëm rojës Ali Balla,  që të m’i vinte prangat te kocka e dorës, duke m’i shtypur aq  shumë, sa ma paralizoi dorën. Më shkeli nervin. Ndërsa në  Kukës ka qenë një Mylsym Dervishi, roje. Ky, pasi më vuri  hekurat te dy duart që m’i kishte kapur nga pas kurrizit, hipi  me forcë sipër meje mbi pranga, duke u hedhur me sa fuqi kishte mbi duart e mia të lidhura. U rrëzova përtokë pa ndjenja dhe nuk kujtoj më asgjë. Më pas e mbaj mend veten në birucë,  ndërsa nuk i ndjeja duart. Edhe sot më ka mbetur njëra dorë  gjysmë e paralizuar. Aty më kishin sjellë një spiun të burgo- sur, që quhej Hashim Gjoka. Ishte i dënuar që infiltrohej te të  burgosurit, por nuk i hëngra provokimet e tij. Megjithatë, të  gjithë hetuesit në një formë apo tjetër ushtronin trysni: ishte  edhe dhuna psikike, me ngarkesa të papara emocionale, sepse  të shanin me nënë, baba e motër, të pështynin. Nuk të linin të  flije, nuk të çonin në banjë, duke të lënë të të plaste barku.

Thatë që dëshironit të vrisnit Enver Hoxhën, por a kishit  ndonjë plan konkret se si? A e patët ndonjëherë mundësinë?

Po, u bë një plan konkret dhe atë do ta realizonte Shefqet  Gjana, që ishte ushtar në Kodër-Kamzë. Ai kërkoi që të jetë  truprojë në repart dhe ia miratuan kërkesën, pasi ishte sekre- tar i Rinisë së repartit dhe vëlla dëshmori. Këtë kërkesë e bëri,  pasi më parë kishte marrë informacion se Enver Hoxha do të  bënte një vizitë në Institut dhe Kamzë, do të kishte disa takime  në popull. Ditën që ka shkuar Enveri atje, Shefqeti tentoi ta  vriste, por nuk ia arriti dot.

Pse nuk e vrau dot Enver Hoxhën?  

Pasi dështoi në vrasje, Shefqeti më çoi fjalë që ta takoja, sepse  ishte shumë i brengosur dhe me emocione të pështjella. U nisa  nga Kukësi dhe e takova në Kamzë. Gjatë bisedës, Shefqeti më  tha: “E pata shumë të vështirë që të realizoja një krim politik  kaq të madh, në këtë moshë kaq të re. Nuk u frikësova, por më  kaloi në mendje ajo çfarë ndodhi me Bardhok Bibën kur u vra,  që për të u “sharrua” gjysma e Mirditës. Për Enver Hoxhën  mund të vritej gjysma e Shqipërisë, se familjet tona as që diskutohej që do t’i vrisnin, do të bëheshin shtëpitë varre. Duke  menduar kështu, edhe pse e kisha në shënjestër, e ula karabinën (lloj arme). Pastaj u pendova, por deri sa u bëra gati sër- ish, e rimobilizova veten, Enver Hoxha e kaloi rrezen e goditjes.  E bëra plan me veten që do ta vrisja patjetër në kthim të viz- itës, por ai nuk kaloi më nga e njëjta rrugë”. Kjo është biseda e  Shefqetit me mua, kuptohet që nuk i mbaj mend ekzakt fjalët,  por e riprodhova thelbin. Kështu na iku Shansi për ta vrarë.

 

Gjatë bisedës folët për dhunën psikike dhe fizike. Po  dhunë seksuale në burgje e ka pasur?

Ka pasur përdhunime, por edhe provokime seksuale. Po  tregoj një detaj që më ka ndodhur, kur isha në hetuesi. Në  krah të birucës sime sollën një femër, që e di me emër e mbi- emër Gj. Ç. dhe lanë dyert e qelisë hapur, si asnjëherë tjetër.  Pra hetuesit tentuan të përdornin për zbulim metodën e  joshjes nëpërmjet GJ. Ç. Gjithçka ishte një kurth që unë të  shkoja tek ajo dhe të më kapnin në flagrancë me GJ.Ç., kësh- tu të më shtonin akuzat, ose të më detyronin të bëhesha bash- këpunëtor i tyre apo ku i dihet çfarë tjetër. Pavarësisht se i  lanë dyert hapur dhe Gj. Ç. po më provokonte, unë nuk shk- ova tek ajo. Gjithsesi, Gj.Ç. erdhi te qelia ime dhe nisi të më  provokonte edhe më shumë, por unë e shtyva dhe i thashë:  Ik, o lavire! Ndërsa ajo më shau: Malok! Dhe iku. Kështu kjo  tentativë e hetuesisë dhe Sigurimit dështoi. Një provokim  identik i bënë edhe Shefqetit, me një polake të quajtur Bar- bara. Pra, hetuesit i fusnit vetë femrat nëpër burgje dhe para  se t’i sillnit te të dënuarit, sigurisht që i keqpërdornin vetë  seksualisht. Dikë me dëshirë e dikë me përdhunim, derisa  dorëzoheshin të gjorat. Në vitet ‘50 e ’60, kjo metodë ka qenë  shumë e zakonshme, përdhunimet ishin hapur, “lisho”, aq  sa i doli era gjithandej. Atëherë nisën të vendosnin gardiane  femra në vend të meshkujve, sepse Partia e kishte me merak  “moralin”. Metoda e përdhunimeve është përdorur shumë  edhe në Krujë. Këtë e di mirë, pasi pas dënimit, jam dëbuar  nga Kukësi dhe jam vendosur në Krujë, pasi u martova aty.  Artistikja e Krujës ka pasur gati një mijë femra të punësuara.  Godina ndodhej vetëm 10 metra larg Degës së Brendshme.  Ngjitur me murin e Artistikes u ndërtua një barakë dhe oper- ativët e Sigurimit linin takime me bashkëpunëtoret, por jo  vetëm për spiunazh. Ata i përdornin femrat e Artistikes edhe  për epshe seksuale, duke i përdhunuar. Gjithashtu, opera- tivët i ngrinin femrat edhe kundër njëra-tjetrës, duke përhapur  sherre e xhelozi, aq sa e mori vesh krejt Kruja që aty ishte  ngritur një çerdhe “kuplaraje” nga Sigurimi i Shtetit. Kur doli  ky nam, atëherë ndërhyri Ministria e Brendshme nga Tirana  dhe e prishi këtë barake. Se vërtet bëheshin përdhunime nga  Sigurimi, por ruheshin shumë që mos të bëhej publike. Sepse  në popull përhapnin fjalën se komunisti ishte “njeri i shen- jtë”, por rasti me Artistiken e Krujës u rrëshqiti nga duart.  Ishte shumë vështirë t’i denoncoje, sepse nëse ndodhte kjo,  të asgjësonin, të ngrinin akuza false, të rrasnin në burg.

Të burgosurit kanë qenë më së shumti meshkujt. Përveç  përdhunimeve të femrave, po mbi meshkujt, a është abu- zuar seksualisht?  

Hetuesit e pasluftës kanë qenë të pashkollë dhe çfarë nuk  kanë bërë, që nga dhuna psikike, fizike, e përfshirë edhe  përdhunimet, femra apo meshkuj qofshin. Në vitet ‘70 situ- ata ndryshoi disi, të paktën sa u përket përdhunimeve, por  edhe kuadri i hetuesve ishte në nivel më të lartë, pasi ishin  të shkolluar. Ndërkaq, ekzistonte pederastia brenda  burgjeve, mes të dënuarve. Edhe pse ishte e ndaluar me ligj,  nëpër kampe nuk pyetej, pasi kishte shumë të dënuar me  dhjetëra vite.

vijon

ELISABETA ILNICA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura