Tentuan të vidhnin banesën, arrestohet 44-vjeçari. Në kërkim bashkëpunëtori i tij (EMRAT)

Jul 16, 2023 | 14:18
SHPËRNDAJE

Një 44-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kishin planifikuar të vidhnin banesën në lagjen ‘Skëndërbej’, Elbasan.

39e15be4-beed-4606-ae26-ca96c77e2f75-617x450

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Angjelos Mehja, 23 vjeç dhë është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, Marenglen Ibrahimi, 44 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Iniciativa”, kundër vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Kishin siguruar mjetet për të vjedhur në një banesë, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon ngjarjen kriminale. Arrestohet në flagrancë njëri nga autorët e këtij rasti, identifikohet dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Sekuestrohen automjeti i përdorur nga këta shtetas, për të shkuar drejt banesës ku donin të vidhnin, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, municion luftarak, si dhe një radio si e Policisë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Skënderbej”, ishin vënë re lëvizje të dyshimta të 2 shtetasve, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij njoftimi.

Si rezultat i mbërritjes së menjëhershme në vendngjarje, shërbimet e Policisë parandaluan një vjedhje në një banesë. Për këtë rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Iniciativa”, u kap në flagrancë shtetasi A. M., 23 vjeç, banues në Elbasan, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi M. I., 44 vjeç.
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kishin siguruar mjetet për kryerjen e vjedhjes në një banesë në lagjen “Skënderbej”.

Në afërsi të banesës ku synohej të vidhej, si dhe gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjeti i përdorur për të shkuar drejt banesës ku do të kryhej vjedhja, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, municion luftarak, si dhe një radio si e Policisë. Vijon puna për kapjen e 44-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura