Ali Ahmeti merr titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Veliaj: Modeli i një politikani dhe aktivisti të vërtetë

May 2, 2024 | 12:31
SHPËRNDAJE

Politikani shqiptar dhe kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, i është dhënë titulli ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës së tij,  u shpreh se Ali Ahmeti do të mbetet në historinë e gjatë të kombit tonë dhe se është modeli i një politikani dhe aktivisti të vërtetë.

“Tirana, i ka me pikatore qytetarët e nderit, dhe sot do t’i bashkohet këtij gjerdani, kryetari ynë, lider, misionar kryemësues, Ali Ahmeti.

Disa njerëz i hyjnë politikës duke pasur ndërmend një ekskursion të shkurtër, dhe dalin pa lënë asnjë shenjë.

Disa i hynë politikë me përfytyrimin si aksesor, ku thjesht t’i shtojnë xhaketës së tyre një medalje, apo një rresht në CV e tyre, edhe këta të padukshëm dhe kollaj të harrueshëm në rrugëtimin e tyre.

Kurse disa të tjerë i hyjnë politikës të shtyrë nga vokacioni i tyre dhe bëjnë vepra, madje kryevepra. Këta janë ata që mbeten në histori dhe sot jemi dëshmitarë Ali Ahmeti do të mbetet në historinë e gjatë të kombit tonë.

Ky është modeli i një politikani dhe aktivisti të vërtetë”, tha Veliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura