“Jashtë logjikës njerëzore”- Dhunimi për vdekje e çiftit të moshuarve, deputeti i PD-së: Të zbulohen kriminelët

May 2, 2024 | 12:19
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka kërkuar të zbardhet krimi i rëndë në Dropull ku u dhunuan për vdekje çifti i të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia.

Kosta dhe Kleoniqi Ilia dhunim per vdekje banese dropull2

Deputeti Shehu thekson se ky krim i rëndë është jashtë logjikës njerëzore dhe se policia duhet të zbardhë ngjarjen

“Nje krim i shemtuar ne Bodrisht te Dropullit. Vritet ne banesen e tyre barbarisht nje cift i moshuar.

Krim tejet i rende, jashte logjikes njerezore ky. Nxis e kerkoj nga Policia e Shtetit, Prokuroria, organet e tjera te sektorit te bejne te gjitha perpjekjet ne zbulimin e krimineleve. Ndoshta do te ishte e aresyeshme vendosja edhe e nje cmimi prej tyre per cdo informacion te vlefshem.

Kriminelet duhen arestuar e denuar, qofte dhe per te rivendosur qetesine ne ate komunitet vlerash”, shkruan Tritan Shehu.

Kosta dhe Kleoniqi Ilia, përkatësisht 84-vjeç dhe 88 vjeçe, u gjetën të pajetë nga fqinjët n banesën e tyre në fshatin Bodrisht rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm (02 maj).

Në trupin e viktimave janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

“Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, raportuan uniformat blu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura