Tensionet/ Erdogan flet për luftën dhe ka një paralajmërim

SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është shprehur se lufta e tyre nuk është kundër kurdëve, por kundër organizatave terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

erdogan

Ai këtë deklaratë e bëri gjatë fjalimit të tij në hapjen e konferencës së 3-të të Kryetarëve të Parlamenteve me temë “Lufta kundër terrorizmit dhe lidhshmëria rajonale”, të mbajtur në Stamboll.

“Problemet që i përjetojmë nuk janë fati i gjeografisë sonë, parandalimi i së keqes është në duart tona”, tha Erdoğan.

“Operacionet anti-terroriste që i zhvillojmë në veri të Irakut dhe Sirisë kurrë nuk shënjestrojnë integritetin territorial dhe të drejtat sovrane të këtyre vendeve”, tha presidenti turk duke folur për operacionin e Turqisë në verilindje të Sirisë, “Burimi i Paqes”.

“Lufta jonë nuk është kundër kurdëve, por kundër organizatave terroriste” theksoi ai duke shtuar se nuk gjenden në Siri për ta ndarë atë, por për të mbrojtur të drejtat e të gjithëve që jetojnë atje.

Ai tha se Perëndimi PKK-në e përshkruan si organizatë terroriste, por fatkeqësisht nuk i pranojnë si organizatë terroriste degat e saj PYD-në dhe YPG-në.

Të mërkurën, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.