Tensione te protesta për Teatrin, Maks Velo: Jo luftë siç tha ai palaçua atje…

Jul 9, 2018 | 4:53
SHPËRNDAJE

Momente tensioni ka pasur këtë pasdite në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, para ambienteve të godinës.

Pasi mori fjalën në foltoren e krijuar rishtazi, Maks Velo iu drejtua një tjetër protestuesi me fjalën “palaço”.

Maks Velo: Kemi ardhur të mbrojmë teatrin jo të bëjmë luftë siç tha ai palaçua atje (drejton gishtin nga një prej protestuesit).

Ta mbrojmë në mënyrë demokratike, shtoi ai, duke kundërshtuar fjalët e protestuesit që pretendonte se duhet luftuar për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Capture

Ne fund te fjalës, një grua i drejtohet Velos: Pse përdor ketë fjalor?

Ai afrohet te ajo dhe debatojnë.

Pasi fjalën e merr Ervin Goci, i drejtohet Maks Velos: Te respektojmë njeri-tjetrin, mos të anatemojmë njeri-tjetrin. E kuptoj shumë mirë ç’thotë zoti Velo, po kemi 5 muaj me këtë situatë, është takuar kryeparlamentari Ruçi, Presidenti Meta…. s’ka mbet askush për tu takuar. Dhe përgjigjet kanë qenë 0, na thonë: ikni vdisni se merremi ne me këtë punë.

Maks Velo: Projekti po mbahet i fshetë, do qëndrojmë në mënyrë demokratike, jo me luftë!

Gjatë fjalës së tij, Maks Velo tha se projektligji që u votua në parlament javën e shkuar dhe që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar, është jo transparent.

“Ajo që është më e rëndësishme është se ata se tregojmë projektin, as në Parlament se treguan. Le ta vënë këtu dhe ta shohim. Pse se sjellin? Pse se treguan në seancë parlamentare. Se është një katastrofë dhe e dinë se është një urë me teatër sipër. Të tregojmë projektin, do qëndrojmë në mënyrë demokratike jo me luftë”, u shpreh Maks Velo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura