Temperaturat përvëluese/ Ja tre qarqet që kanë rrezik të lartë për zjarre në pyje

Jul 27, 2021 | 10:48
SHPËRNDAJE
ilustruese
ilustruese

Qarqet e Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës janë më të rrezikuarat sot dhe nesër për zjarre në pyje, për shkak të temperaturave të larta që pritet të arrijnë deri në 40 gradë.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit thotë se në disa qarqe të tjera, pritet rrezik i lartë vetëm në zona të lokalizuara.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e martë dt.27) dhe nesër (e mërkurë dt.28) pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër ndërsa niveli “I MODERUAR” rreziku në qarqet e tjerë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në qarqet e tjerë pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Shkodër (Veriperëndim), Lezhë (Lindje), Durrës (Lindje), Elbasan (Jugperëndim), Tiranë (Perëndim), Berat (Veriperëndim) dhe Korçë (Lindje).

Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

RESHJET

Sot pasdite (e martë dt.27) dhe nesër (e mërkurë dt.28) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë dt.28) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 35 °C
në vendet e ulëta: 24 / 42 °C
në vendet malore: 18 / 34 °C

Era

Sot pasdite (e martë dt.27) dhe nesër (e mërkurë dt.28) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.

223941745_2069798823173953_2454892594157950083_n 226340796_2069798869840615_6596766093691241376_n 224193611_2069798906507278_7814650913654887214_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura