Temperatura përvëluese, por moti surprizon në fundjavë. Ja çfarë parashikohet për 10 ditëshin e parë të Gushtit

| 11:52
SHPËRNDAJE

moti

Edhe pse me temperatura të larta, e premtja dhe fundjava parashikohet të ketë kthjellime dhe shtim të vranësirave.

Sinoptikania Adiola Bani tha në një lidhje për News24 se e shtuna do të jetë më shumë prezencë të vranësirave dhe pasditja do të sjellë reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Fundjava në zonat bregdetare do të mbetet me kthjellime, pa prezencë reshjesh.

Temperatuat tha meteorologia do vijojnë të mbeten të larta jo vetëm sot por dhe gjatë fundjavës.

Vlerat e termometrit do të jenë në mëngjes minimalet 19-20 gradë celcius dhe maksimalet gjatë ditës do arrijnë në 39-40 gradë.

E diela dhe fillimi i javës do të ketë kthjellime në territor.

E marta ka zhvillim të vranësirave në mesditë me rrebeshe shiu e do sjellë dhe freskimin e motit, ku temperaturat do zbresin në maksimalet e tyre deri në 35-36 gradë. Nga e premtja e javës që vjen, do kemi sërish rritje të vlerave termike, ku maksimalet do shkojnë edhe mbi 36 gradë dhjetëditëshin e parë të muajit gusht”, tha sinoptikania.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.