Tea dhe Veseli çift, tani bëjnë jetë nate në Kosovë

Jul 6, 2015 | 13:02
SHPËRNDAJE

Fansat e Veselit shpërthejnë kundër Teas: “Je interesaxhie, pranove pasi ai fitoi”

Edhe pse ata e lanë paksa pezull marrëdhënien e tyre javën e parë të përfundimit të lojës së “Big Brother 8”, tashmë dalin hapur si çift. Pas udhëtimit të tyre të parë çift në Prizren, Vesel Kurtishaj dhe Tea Zhuli kalojnë më shumë kohë bashkë jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe duke shijuar jetën e natës.

Dy lojtarët e “Big Brother” kanë ndarë me fansat e tyre në facebook një video duke kërcyer shumë pranë njëri-tjetrit, që lë të kuptohet se janë në momentet e tyre më pasionante. Ata kanë qenë duke kërcyer këngën “Nallanja” të Flori Mumajesit në një klub nate në Kosovë dhe Veseli ka zgjedhur të postojë në facebook një video nga momenti i këngës, ku thuhet “ta du shumë mamin”.

Nga mënyra si kërcen Tea, tashmë i është doorëzuar totalisht Veselit. Por shumë fansa të fituesit të “Big Brother 8”, të cilët ai i quan veselista, kanë shpërthyer kundër Teas pas kësaj që kanë parë. Ata i drejtohen asaj me fjalët “Interesaxhie! Pranoi të lidhej me Veselin vetëm pasi ai fitoi lojën dhe çekun 50 mijë euro”.

Lidhja e tyre pati shumë komente dhe dyshime, për faktin se në fillim ishtë Veseli ai që nuk shfaqi interes për Tean pas fitores, edhe pse ajo përpiqej të ishte sa më pranë miqve të tij. Le të shohim sa do zgjasë kjo histori, për të cilën ish-banorët shprehen se është kalimtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura