Të shtëna me armë në SHBA, të paktën 3 të vdekur

Sep 20, 2018 | 18:05
SHPËRNDAJE

Të paktën tre persona raportohet se kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë zjarri që janë shënuar brena një qendër shpërndarje ilaçesh në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zyra e Sherif të Qarkut Harford konfirmoi të shtënat pranë rrugëve Spesutia dhe Perryman në Aberdeen.

hba te shtena

Guvernatori i Maryland Larry Hogan e përshkroi skenën si “të tmerrshme”.

“Ne jemi duke ndjekur nga afër ngjarjen e tmerrshme në Aberdeen. Lutjet tona janë me të gjithë ata që janë prekur. Shteti është gati të ofrojë mbështetje,” tha Hogan.

Mediat amerikane raportojnë se një person ende i paidentifikuar qëlloi me armë zjarri. Ndërkohë janë ngritur postblloqe për kapjen e autorit.

Motivi i krimit mbetet për tu zbardhur nga hetimet e mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura