“Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, kriminale”- Basha: Prokuroria të nisë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria

Dec 2, 2019 | 21:13
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas paralajmërimeve të kryeministrit Rama ndaj mediave, të cilat i ka akuzuar se kanë përhapur panik tek qytetarët me publikimet e tyre.

Në Tëitter Basha shkruan se  të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjetet të tjera sociale “është kriminale”, ndersa i ka bërë thirrje prokurorisë që të nisë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria.

basha1

Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale. Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar.”, shkruan Basha.

4c8c6868-64bb-43d2-b366-2fe7fae3659f

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura