Të rinjtë si model i vjetër

Mar 31, 2021 | 23:34
SHPËRNDAJE

Ilir Demalia 

Ilir-Demaliaj-SHBA

 

Nuk dua të jem cinik, por të gjithë këta që dalin në TV, si sonte ke OPINION, që kthehen gjoja për Atdheun, dhe futen në mekanizmat e partive të këtij 30 vjeçari dhe personave që kanë sjellur këtë gjendje të silljes në rrethin vicioz të pavlefshmërisë së raporteve profesionale dhe shoqërore, të korrupsionit të gjitha partive dhe mosndëshkimit të pandëshkumëshmërisë së korrupsionit dhe lidhjevë me krimin, në rastin më logjik karta morale dhe patriotike bie.

Aftësia dhe shkollat e tyre në Perëndim ( ku kurset 6 mujore i quajnë doktoratura apo …) janë tepër të dyshimta.

Një njeri i “sukseshëm” në Perëndim siç pretendojnë këta edhe në aspektin financiar dhe në ambjentin social-kulturor dhe si raport vlerash dhe morali që ka ngritur kjo klasë politike, nuk mund të pajtohet me këtë gjëndje duke u bërë bishta të kryetarëve të partive.

Bërja bisht e atyre që kanë krijuar këtë gjëndje tregon qartë se këta janë të rinjë të vjetër, kur futen në garnizonet e partive që janë shkaktare të gjendjes që është Shqiperia sot nga lidhja e krimit me politikën dhe abuzimi kriminal i politikës me paranë dhe pronën publike për 30 vjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura