Të rinjtë e FRPD-së protestë para Kuvendit: Meta ik, ka vdekur shteti (FOTO)

Mar 9, 2015 | 18:20
SHPËRNDAJE

Të rinjtë e Partisë FRPD-së kanë vijuar protestën e tyre para Kryesisë së Kuvendit edhe pasditen e sotme, duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Parlamentit Ilir Meta, pas akuzave të deputetit Tom Doshi për përfshirjen e kryeparlamentarit në një tentativë vrasje ndaj Doshit dhe deputetit demokrat Mhill Fufi.

Pankartat e te rinjve te FRPD-se

Me pankarta në duar “Ka vdekur shteti”, dhe disa qirinjt të ndezur para Kuvendit, ata kerkuan largimin e Metes nga posti i kryetarit te Kuvendit. 

Protesta e te rinjve te PD para Kuvendit

Sipas tyre, Meta, si porositës i vrasjes së Tom Doshit dhe Mhill Fufit nuk mund të qëndrojë më në atë detyrë.

“Meta-stazat po gërryejnë atdheun”, “Ka vdek shteti”, “Të pastrojmë Shqipërinë nga Meta-stazat”, “Ne jemi këtu për dorëheqjen e Metës”, ishin disa nga parrullat e të rinjve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura