“Të kastrohen njerëzit dhe jo kafshët”- Animalistja në Panorama TV: Pse duhet të vuajnë ata, se jemi ne kriminelë?! Është e padrejtë

Mar 20, 2023 | 10:07
SHPËRNDAJE

Animalistja Jonida Çoba ka dalë kundër sterilizimit të kafshëve, duke u shprehur se jo nuk është e drejtë dhe shumë prej tyre ngordhin gjatë procesit.

E ftuar në Panorama e Mëngjesit, ajo u shpreh se duhet të kastrohen “njerëzit xhelatë që janë nëpër rrugët e Shqipërisë dhe jo kafshët”.

“Duhet të ndalohet dhuna ndaj kafshëve, edhe shija që lëmë në botë. Shkova për të ndihmuar në kastrimin, sterilizimin e kafshëve, qenve dhe të maceve. Më vinte keq të mbyllura në kafaz duke pritur veterinerin që ti kastronte. Mendoja pse duhet të jenë këta kafshë këtu, duhet ta ndalim stopim jetën e tyre, të shkatërrojmë bukurinë që na ka falur zoti sepse kemi njerëz xhelatë, mabakër nëpër rrugët e Tiranës, Shqipërisë. Duhet të jenë njerëzit aty të sterilizohen dhe të kastrohen, e kam fjalën për këta njerëz. Pse duhet të sterilizojmë dashurinë, kur në fakt duhet të sterilizojmë monstruozitetin. Ajo lloj monster nuk duhet të ripërtërihet, të krijojë pasardhës, Nëse hedh sot një qen, një qenie kaq të pafajshme. Përveç dashurisë çfarë e keqe mund t’i vinte nga ajo kafshë.

Është e padrejtë sterilizimi i kafshëve, shumë prej tyre janë të uritur, kanë mungesë hekuri. Është e vështirë për ta që taklojnë, shumë prej tyre vdesin aty. Them vdesin sepse ata kanë shpirt, dhe shpirti vdes, nuk ngordh. Është e dhimbshme, të vuajnë ata se jemi ne kriminelë, pse duhet? Të nisë dashuria për kafshët që në fëmijëri, na bën të shëndetshëm emocionalisht, fizikisht dhe mendërisht. Ne mendojmë se i shëtisim ne ata, kur në fakt na shëtisin ata neve.

Të njohin kur je me nerva, sëmurë, mërzitur”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura