“Të ka bërë keq baloni gastrik?”, “Ma shpife”- 28-vjeçarja ofendon Tea në “Përputhen”, konkurrentët e tjerë: S’të vjen zor, rracë e poshtër

Oct 23, 2020 | 16:14
SHPËRNDAJE

Pas takimit me Graciano Merkaj, Tea Trifoni u përfshi në një debat të fortë me Shqipe Hysenaj.

teashqipe

Që në fillim, Shqipja ka qenë kundër marrëdhënies me një biseksual, por ditën e djeshme e theksoi edhe më shumë qëndrimin e saj duke e përqeshur dhe tallur Gracianon.

tea graciano

28-vjeçarja e cilësoi si të rremë takimin mes Teas dhe Gracianos, sepse ajo nuk ka interes për të. Këtu shpërtheu debati, sepse Shqipja u tall me ndërhyrjen që 21-vjeçarja bëri për të rënë në peshë.

tea dhe shqipja (9)

Pjesë nga biseda:

Shqipe Hysenaj: Kjo s’do të dalë me një bi nga këndej. S’ke për ta pranuar kurrë një gjë të tillë.

Tea Trifoni: Po ti më ke mbajt pishtarin mua? Do të të sjell ish të dashurin tim këtu që ka qenë bi?

Shqipe Hysenaj: E ke marr vesh më vonë këtë, s’e dije.

Tea Trifoni: Shqipe, është një Shqipëri e tërë që kërkon që ti të largohesh.

Shqipe Hysenaj: O Tea qetësohu, se të ka bërë baloni keq më duket (qesh).

Bora Zemani: Kjo është e patolerueshme Shqipe.

Ana Lleshi: S’të vjen zor, rri e qesh. Turp t’ju vijë! Rracë e poshtër!

Arjan Konomi: Ma shpife Shqipe, ma shpife!

Shqipe Hysenaj: Do jap mendimin tim derisa kjo gjë të kryqëzohet. Ky është degjenerim dhe të gjithë ata që e pranojnë janë të degjeneruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura