Të gjithë sytë te Vrioni, talenti i Shpresave cilësohet e ardhmja e sulmit shqiptar

Sep 12, 2018 | 11:49
SHPËRNDAJE

Sulmi i Shqipërisë po kalon një periudhë të vështirë. Disa të dëmtuar, e disa të tjerë pa minuta në këmbë, kanë bërë që reparti i avancuar të mos ketë një pikë referimi, dhe Panuçi e ka ndërruar majën e formacionit pothuajse në çdo ndeshje.

Por, pritshmëritë janë të mëdha, për sulmuesin e Shpresave. Bëhet fjalë për Xhakomo Vrionin, talenti i Shqipërisë U21, që ditën e djeshme debutoi me gol ndaj Italisë. Ai ka luajtur edhe me moshat e kombëtares “axurre”, por tashmë pranoi ftesën kuqezi, dhe ditën e djeshme, i shënoi pikërisht në ndeshjen e parë, vendit ku është lindur e rritur.

vrioni

Sulmuesi, në pronësi të Sampdorias, është dhënë në huazim te Venecia, dhe tek ai besohet shumë, e cilësohet një si një djalë i qetë, kokulur. Pasi shënoi në minutën e 91-të ditën e djeshme, Vrioni festoi edhe me shqiponjë, dhe më pas pati edhe dy fjalë në Tëitter: “Një emocion i papërshkrueshëm, në një ndeshje sigurisht speciale për mua. I gëzuar për golin, por i mërzitur për rezultatin. Por, luftuam deri në fund ndaj një kombëtareje të madhe.”

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura