“Të gjithë jemi lexues”- Panairi i Librit çel siparin, 95 shtëpi botuese promovojnë librat e tyre për pesë ditë radhazi! Sfida në botën e iPad-it dhe telefonit

Nov 16, 2022 | 10:00
SHPËRNDAJE

Panairi i Librit hapi siparin ditën e sotme në edicionin e tij të 25-të. Mësohet se 95 shtëpi botuese nga Shqipëria e Kosova, Maqedonia e Mali i Zi që do provojmë librat e tyre.

Motoja e këtij vitit e Panairit të Librit është “Të gjithë jemi lexues” për të nxitur leximin.

Panairi do jetë i hapur nga mëngjesi i së mërkurës deri mbrëmjen e së dielës, ku për 5 ditë do ketë aktivitete të ndryshme jo vetëm në stendat e shtëpive botuese por edhe në sallën ovale ku do bëhen diskutime rreth librave.

Në ceremoninë e çelës së Panairit ishin të pranishëm, kreu i Shoqatës së Botuesve, kryebashkiaku u Tiranës, ministrja e Arsimit dhe ministrja e Kulturës,

Gjatë fjalës së saj në ceremoninë e hapjes së panairit, ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha: “Është 25 vjetori i Panairit të Librit, këtij eventi që është kthyer tashmë në një ushqim të vërtetë për të gjithë ne, ushqim për shpirtin, për mendjen.  Shumë aktivitete gjatë pandemisë u sfumuan gati reshtën së pulsuari, ndërsa Panairi i Librit, takimi me librin mbeti gjithmonë i përhershëm. Tashmë tetori i librit ka marrë gjithmonë e më tepër jehonën, që nuk është thjesht jehonë në letër, nuk janë thjesht takime e dialog. Kemi kaq shumë të rinj e të reja, kaq shumë fëmijë e studentë që na tregon jo vetëm kemi shpresë por është edhe realitet i prekshëm.”

“Kemi një panair të librit fantastik. Më vjen mirë që kemi hapur bibliotekat e lagjes sërish, por jemi në garë me 10 mijë kafenetë e Tiranës. Duket se edhe pas 100 vitesh dilemat janë njësoj, kush do ushqim për shpirtin e ka këtë fundjavë tek Pallati i Kongreseve për tu hapur ndaj dijes. Kush mendon se është i ditur, Tirana ka edhe 10 mijë kafene, që sigurisht do kenë biznesin e tyre”, u shpreh Erion Veliaj.

“Në fakt mendoj që një panair nuk mjafton për të nxitur tek të rinjtë, fëmijët e shoqëria, pasionin tek fëmijët sidomos sot në ditët që jetojmë kur tërheqja pas teknologjisë, telefonit, iPad, është shumë e madhe sfida është e madhe të nxisim pasionin tek fëmijët por jo e pamundur”, tha ministrja Evis Kushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura