“Të bashkojmë energjitë për t’i rikthyer qytetit paqen dhe sigurinë”- Ilir Meta sot në Elbasan: Takimi i parë me strukturat lokale të partisë

Aug 18, 2022 | 17:13
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar se pasditen e sotme do të jetë ne Elbasan për të zhvilluar takime me strukturat lokale.

Capture

Meta shprehet se duhen bashkuar energjinë në mënyrë që qytetit të Elbasanit t’i rikthehet sërish paqja, siguria dhe zhvillimi.

“Sonte në ora 19:00 do të jem në Elbasan, në këtë qytet simbol të dijes, artit, kulturës dhe patriotizmit, në takimin e parë me përfaqësues dhe strukturat lokale të Partisë së Lirisë.

Të bashkojmë energjitë për t’i rikthyer Elbasanit paqen, sigurinë, zhvillimin dhe rininë!”, shkruan Ilir Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura