Taylor Swift ‘ndërron’ gjini dhe kthehet në mashkull, zbuloni arsyen

Feb 27, 2020 | 16:05
SHPËRNDAJE

Taylor Swift sapo publikoi këngën e saj të fundit “The Man”. Dhe këngëtarja me famë botërore ka ardhur shumë ndryshe këtë herë.

Ne videoklipin e këngës, ajo ka ndërruar gjini duke luajtur rolin e një mashkull që ka biznese, pi cigare dhe shkon në klabe striptizmi.

“The Man” është pjesë e albumit të saj të shtatë “Lover”. Kjo është kënga e saj e parë e publikuar që pas largimit nga shtëpia diskografike Big Machine Records.

“The Man” është një goditje për meshkujt që janë në pozicione drejtuese dhe vjen pas mosmarrëveshjes së saj me pronarin e Big Machine, Scooter Braun vitin e kaluar.

Në fund të videoklipit shkruhet se video u ideua dhe prodhua nga Swift, si edhe është në pronësi të saj.

Verën e kaluar, këngëtarja akuzoi Braun për bullizëm dhe përpjekje për të copëtuar trashëgiminë e saj muzikore pasi ai mori në dorë gjithë punën e yllit të popit, falë blerjes së shtëpisë diskografike Big Machine për 300 milion dollarë.

 

         

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura