Tare në skadencë kontrate me Lacion, Lotito duhet të nxitojë për rinovimin

Nov 23, 2017 | 10:35
SHPËRNDAJE

Lacio, në sezonet e fundit, e ka përmirësuar ndjeshëm ecurinë e saj. Merita sigurisht i takon trajnerit, lojtarëve, por edhe drejtuesit nuk mbeten pas. Kur bëhet fjalë për Igli Taren, i vlerësuar si ndër më të mirët në rolin e tij në kampionatin italian, atëherë biseda merr ngjyrime të tjera. Drejtori sportiv ka një kontratë me bardhekaltrit deri në fund të sezonit aktual ashtu si De Vrij.

tare inzagi

Nëse për holandezin bisedimet kanë nisur, presidenti Lotito duhet të nisë edhe ato me drejtuesin shqiptar që vitet e fundit ka sjellë në Romë disa nga yjet e skuadrës, ku mund të veçojmë Felipe Anderson, Strakosha, Milinkoviç apo edhe Lukaku nga ekipi aktual, apo yje të së shkuarës si Kandreva, Hernanes dhe Bilja.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, shpesh zgjedhjet e Tares kanë rezultuar fatlume për Lacion si në nivel sportiv, ashtu edhe në atë ekonomik, ndaj presidenca duhet të nxitohet që të mos humbë me parametër zero një nga “lojtarët” më me vlerë në nivel bordi drejtues, i cili ka shumë kërkesa nga klube të mirënjohura europiane. Në korrik kreu shqiptar feston dhjetë vite si bardhekaltër dhe së bashku me tortën e përvjetorit, një kontratë e re mund të jetë qershi mbi tortë…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura