Talenti turko-gjerman mirënjohës ndaj Mavrajt: Është si një “baba”, më ka marrë për dore te Këlni

Jan 19, 2018 | 12:22
SHPËRNDAJE

Dita e shtunë ka rezervuar një sfidë mjaft të veçantë për Mërgim Mavraj. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, do të jetë përballë ish-skuadrës së tij Këln. Të ndodhur në pozita tepër të vështira dy skuadrat do të kërkojnë fitoren për t’iu larguar zonës së ftohtë, që çon në rënien nga kategoria.

Mavraj dhe Ozkan

Mavraj do të ketë kundërshtar në këtë sfidë, mikun e tij më të mirë, mesfushorin 20-vjeçar të Këlnit, Salih Ozkan. Në një intervistë për “Bild”, turko-gjermani, ka treguar për raportet me mbrojtësin shqiptar, madje e ka konsideruar atë si një “baba”.

Mavraj Koln

“Dueli ndaj Këlnit, është i veçantë për mua sepse do takoj mikun tim Mërgim Mavraj.  Kur Mergimi ishte te Këlni, kishim shumë gjëra të përbashkëta, edhe jashtë klubit. Ai ma bëri shumë më të lehtë ingranimin në ekip. Më mori për dore dhe kjo më bëri të ndihesha mirë.”

I pyetur së përse Mavraj u soll aq mirë me të, Ozkan ka treguar: “Sepse është si një “baba”, që më ka nxitur të punoj. Është një person i sjellshëm dhe mik me prindërit e mi.

Ozkan

Kujdesi i tij dhe mënyra se si ai merret me lojtarët e rinj, më ka impresionuar jashtë mase. Në fushë do të mundohem ta harroj miqësinë dhe të fitoj. Pas lojës mund të qeshim përsëri së bashku me Mavrajn”, u shpreh mesfushori i Këlnit, në intervistën për “Bild”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura