“Taksa zero e biznesit të vogël, themeli i mandatit të tretë”/ Ministri Ahmetaj: Me programin e PD, Shqipëria falimenton që vitin e dytë

Feb 8, 2021 | 13:01
SHPËRNDAJE

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj nga foltorja e Kuvendit tha se taksa zero së bashku me taksën progresive janë themeli i mandatit të tretë.

Sipas Ahmetajt, edhe pse 2020 ishte një vit i vështirë për shkak të pandemisë dhe tërmetit në vend ka pasur më shumë biznese të vogla se në vitin 2019.

“Taksa zero e biznesit të vogël, së bashku me taksën progresive është themeli i mandatit të tretë.

Në vitin më të vështirë ku pandemia dhe tërmetin kanë rënduar jo vetëm psikologjiskëshit tek ne, sot kemi  8442 biznese të vogla më shumë sesa një vit më parë. Cila është arsye? Arsye është psikologjia pozitive nga taksa progresive dhe zëro takse për biznesin e vogël.

 Biznesi i vogël ka fituar ndër vite 40 mln dollarë më shumë. Ndërkohë vijnë dhe kërkojnë ti vendosin 20 mln dollarë taksa.  Biznesi i vogël nuk paguan taksë, i ka zero taksat. Në anën tjetër pyetja do qëndrojë mbi kokë”, tha Ahmetaj.

Teksa ironizoi programin e PD, Ministri Ahmetaj u shpreh se me programin e Partisë Demokratike Shqipëria do të falimentoje brenda dy viteve.

“Nga ana tjetër me këtë program Shqipëria vitin e dytë falimenton. E dëgjuat se thanë do ulin kontributin. Kontributi i sigurimeve shoqërore është më i ulëti në rajon. Ulja është vetëm një lajthitje fiskalo-elektorale në dëm të pensionistëve. Kjo do të thotë se deficiti i skemës së pensioneve të rrëzohet dhe të shkojë në 800 mln dollarë baras me kontributet dhe do të thotë që pensionistet të rrezikojnë të mbeten pa pension. Programi tregon që Shqipëria me ta do falimentonte që vitin e dytë”, u shpreh ministri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura