Takimi pas prishjes së Kishës, zbardhet biseda Cipras-Janullatos

Sep 3, 2015 | 9:14
SHPËRNDAJE
Në kulmin e debatit për prishjen e Kishës së Dhërmiut, Kryepeshkopi Janullatos zhvilloi një takim me kryeministrin Cipras.

Mediat greke shkruan atë ditë se një prej temave të biseduara ishte edhe çështja e kishës në Jug të Shqipërisë.

Takimi Janullatos-Cipras
Takimi Janullatos-Cipras
Ndërkohë, sot zëdhënësi i Kishës, Thoma Dhima ka publikuar një video të takimit zyrtar mes Janullatos dhe kryeministrit grek.

Në videon prej 3.46 minuta Cipras vlerëson Kryepeshkopin për punën e bërë në Shqipëri, ndërsa ky i fundit i kujton se i ka premtuar një vizitë në Tiranë, të cilën nuk e ka realizuar ende.
Në fund të videos, Janullatos i referohet një prej personazheve më të rëndësishëm të historisë greke, Kolokotronit, i cili ka thënë “grekët janë të çmendur por asnjëherë nuk e kanë braktisur zotin”.

biseda

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura