Takimi në Lushnjë/ Balla: Personat “non-grata” s’mund të gëzojnë asnjë votë nga qytetarët në zgjedhjet e 6 marsit

Feb 22, 2022 | 18:49
SHPËRNDAJE

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla së bashku kryetaren e bashkisë së Lushnjës dhe njëherësh kandidate për zgjedhjet e 6 marsit, Eriselda Sefa janë takuar me banorët e lagjes “Skënder Libohova” në Lushnje, ku diskutuan me disa prej banorëve të kësaj lagjeje.WhatsApp Image 2022-02-22 at 18.27.46

Duke iu referuar deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim, Balla theksoi para ba0norëve se personat “non grata” nuk mund të gëzojnë asnjë votë nga qytetarët e qytetit të Lushnjës.

Gjithashtu gjatë bashkëbisedimit tha se duke mbajtur fjalët mbi punët që do kryehen në Lushnje për 365 ditët e ardhshme do kenë mundësinë të kërkojnë një mandat të dytë.

“Përkrahja për Eriseldën vjen pasi ajo ka përgatitjen dhe eksperiencën për të bërë punë në Lushnje, ndërsa përsa i përket kandidatëve të tjerë i mëshoi fjalës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku personat nuk-grata nuk mund të gëzojnë asnjë votë nga qytetarët e qytetit të Lushnjes. Ajo që kërkojmë është pjesëmarrja sa më e madhe në votime sepse ne do të kemi obligime më tepër për të bërë më shumë punë për Lushnjen”, është shprehur Balla në fjalën e tij.

Në vijim të inspektimeve në këtë lagje Balla dhe Sefa diskutuan edhe për ndërhyrjet që duhet të bëhen në disa godina në shërbim të komunitetit dhe në pallatet e ndërtuara para viteve 90, të cilat janë në një gjendje të vështirë dhe duhen bërë ndërhyrje në pjesët e brendshme të këtyre godinave. Një tjetër problem është edhe markata e fruta-perimeve e cila do të ndërtohet së shpejti si dhe rregullimi i hapësirave brenda blloqeve të pallateve të cilat duhen bërë, ndaj për të bërë të gjitha këto punë Balla kërkoi mbështetjen e qytetarëve në 6 mars.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura