‘Ta fus plumbin në gojë’, policia sqaron sherrin pas aksidentit në Kombinat: Dy efektivët…

Sep 20, 2017 | 16:31
SHPËRNDAJE

Pas videos se sherrit te ashper te ndodhur në sy të efektiveve, dje ne Kombinat, ku tre persona u zune dhe u shane pasi ishin perfshire ne nje aksident ka ardhur reagimi zyrtar i policisë së Tiranes.

sherri-kombinat

 

Video u shpernda ne rrjetet sociale dhe mori komente te shumta, edhe per shkak te indiferences se policeve, qe nuk bene asgje per te shuar sherrin. Ne video degjoheshin hapur kercenimet, “ta qis armën dhe ta fus plumbin në gojë”.

DEKLARATA E POLICISË
Në lidhje me një video që është shfaqur në median online ku janë konfliktuar disa persona në prezencë të dy punonjësve me uniformë të policisë, ndaj të cilëve janë përdorur fjalë fyese dhe kërcënuese ju bëjmë me dije se:

Punonjësit e policisë të shfaqur në video janë 2 efektivat e patrullës së përgjithshme, pranë Komisariatit nr.6, të cilët kanë qenë të planizuar me shërbim, (patrullë këmbësore) në zonën e Kombinatit.

Gjatë patrullimit, dy punonjësit e policisë kanë dëgjuar të bërtitura dhe kanë konstatuar një konflikt fizik midis tre personave.

Nga ana e dy punonjësve të patrullës është bërë njoftimi në radio i Sallës së Komandimit në D.V.P. Tiranë për të afruar shërbime të tjera policore dhe është ndërhyrë nga ana e tyre për neutralizimin e konfliktit.

Në ndërhyrje e sipër për ndarjen e palëve të përfshirë në konflikt fizik, ku shtetasit Bajram Koci, 34 vjeç dhe Armando Koci, 26 vjeç, (të dy nën ndikimin e alkoolit) po dhunonin fizikisht shtetasin E.Sh., 38 vjeç, dy punonjësit e policisë kanë hasur rezistencë fizike nga dy shtetasit e alkoolizuar, të cilët kanë përdorur fjalë fyese dhe ofenduese ndaj dy punonjësve të policisë.

Me ardhjen e shërbimeve shtesë të policisë u bë i mundur neutralizimi i tre shtetasve të përfshirë në konflikt dhe shoqërimi i tyre në ambientet e policisë. Shtetasit Bajram Koci, 34 vjeç dhe Armando Koci, 26 vjeç (vëllezër) u arrestuan për veprën penale “Kundërshtim dhe goditje për shkak të detyrës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura