Suso te Roma?! Lojtari dhe agjenti i tij takohen në “Casa Milan” me dyshen Leonardo-Maldini

Aug 10, 2018 | 14:34
SHPËRNDAJE

Gatuzo e ka cilësuar si një lojtar të rëndësishëm në Milanin e tij. Gjithashtu edhe Leonardo ka thënë: Suso është shumë i rëndësishëm për ne”. Megjithatë, Roma nuk ka hequr dorë nga futbollisti spanjoll, për të përforcuar sulmin e tyre.

suso

Sipas asaj që raprotorn “Sport Mediaset” Suso dhe agjenti i tij Alesandro Luçi kanë qenë sot në “Casa Milan” për të diskutuar me Leonardon dhe Maldinin për të ardhmen e tij.

leonardo

“Suso te Roma?! Nuk ka asnjë gjë deri tani, asnjë ofertë nuk na ka ardhur. Asgjë nuk na bën të mendojmë se ai do të largohet”- tha Leonardo gjatë prezantimit të Paolo Maldinin të hënën e kësaj jave. Megjithatë verdhekuqtë duan t’ja plotësojnë kërkesën trajnerit Di Françesko për një sulmues të mirë në një periudhë afatgjate. Ata kanë menduar edhe një shkëmbim të lojtarit të Milanit dhe Perrotin për të cilin Milan kishte shfaqur interes më parë.  Sot është dikutuar në lidhje me një rinovim të kontratës së lojtarit pasi ajo skadon në 2022.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura