Supergrabitja në Rinas/ Avokati i të shumëkërkuarit Talo Çela: Kishte probleme me gjurin, i paaftë të merrte pjesë. S’e kam takuar se…

May 23, 2022 | 12:03
SHPËRNDAJE

I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Talo Çela mohon përfshirjen në grabitjen në Rinas përmes avokatit të tij. Mbrojtja e Talo Çelës ka deklaruar sot në gjyq se klienti i tij “e kishte të pamundur të merrte pjesë në grabitjen e Rinasit sepse ishte i sëmurë”.

talo cela

“Kur ndodhi grabitja, Talo Çela kishte probleme me gjurin. Talo Çela, i paaftë fizikisht të merrte pjesë në grabitje, kishte probleme me gjurin”, mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera avokati i tij në seancën gjyqësore këtë të hënë.

Avokati është shprehur më tej se me Talo Çelën s’ka asnjë kontakt fizik dhe prokurën për përfaqësimin e tij në gjyq, e ka nga vëllai Bujar Çela, para se ta ekzekutonin.

Ndërkohë që sot po mbahet në gjykatë seanca ndaj Talo Çelës për grabitjen e Rinasit, avokati kërkon kohë për të përgatitur kërkesat.

“Nuk kam asnjë kontakt, po ta dija do ta kontaktoja, prokurën ma ka përcaktuar vëllai i tij që aktualisht nuk jeton më. Me Talo Çelën jo vetëm që se kam takuar, por s’kam asnjë telefonatë. Këto janë çështje që do gjykohen, do merren prova dhe më pas do  vendoset. Sipas meje nuk ka qenë në grabitje, nuk ka prova që kanë qenë në grabitje, në atë datë ka prova se ka qenë te Liqeni i Thatë. Berberin e kërkova sepse ai pretendon se ditën e ngjarjes ka qenë duke u qethur”, u shpreh avokati i Talo Çelës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura