Sulmohet fizikisht një efektiv në pikën kufitare të Jarinjës në Kosovë, policia në ndjekje të autorit

Mar 22, 2023 | 10:18
SHPËRNDAJE

Një efektiv policie është sulmuar fizikisht në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë të Kosovës.

jarinje (1)

Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes një njoftimi, ku thuhet se polici është sulmuar nga një person i panjohur, i cili pas sulmit është larguar në drejtim të paditur.

Punonjësi i policisë aktualisht ndodhet në spital dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“PKK. Jarinje 21.03.2023-17:50. I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njëjti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit. Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura