Sulmi në Mynih/ Dëshmia e shokut të klasës: Gjithmonë thoshte ‘do ju vras’

Jul 23, 2016 | 14:13
SHPËRNDAJE

Një ish-shok klase i autorit të sulmit në Mynih, që la pas 9 viktima tregon se 18-veçari Ali Sonboly kishte vuajtur nga bullizmi dhe dhuna gjatë kohës në shkollë, ishte i keqtrajtuar dhe kishte deklaruar disa herë se do të hakmarrej.

postimi

Në një dhomë chati, ku duket se komunikojnë nxënësit e shkollës, i riu, pa u identifikuar ka shkruar:

“Unë e njoh këtë f ****** djalë, emri i tij është Ali Sonboly. Ai ishte në klasën time, atë kohë. Ai gjithmonë ishte i dhunuar në shkollë dhe gjithmonë na ka thënë në se do të na vriste”.

Postimi është bërë gjatë natës vonë nga dikush që pretendon se e njeh autorin, duket edhe para se policia të bënte identifikimin zyrtar të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura