Sulmi ndaj “Prestige Resort”, ish-ministri: Për t’i mbyllur gojën mediave të “Hysenbelliu Group”! Rama ka humbur kontrollin dhe vetëpërmbajtjen

Dec 1, 2022 | 10:50
SHPËRNDAJE

Ish-ministri Genc Pollo e ka quajtur ‘agresiv dhe arbitrar” sulmin e qeverisë ndaj “Presitge Resort”, duke theksuar se qartësisht bëhet për ti mbyllur gojën mediave të “Hysenbelliu Group”, ose për të ndryshuar vijën e tyre editoriale.

Ai u shpreh se Rama “ndjen se nuk i leverdisë të lejojë fjalën e lirë”, teksa shtoi se kreu i qeverisë ka humbje të kontrollit dhe vetëpërmbajtjes.

 “Lidhja midis sulmeve, agresive dhe arbitrare ndaj Presitge Resort, lidhet në mënyrë të qartë me nevojën për të mbyllur gojën e mediave, apo të ndryshojë linjën editoriale të medias. Kemi të bëjmë me një qeveri që injoron zërat kritikë, tashmë e ndjen që nuk po më leverdis të lë fjalën e lirë.

Është shoqëruar me një humbje kontrollit dhe të vetëpërmbajtjes”, tha ai për News 24.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura