“Sulmet, për shkak të linjës editoriale”- Avokati Marash Logu në Panorama TV për konfiskimin e Prestige Resort: Cenim i të drejtës së pronës dhe lirisë së medias. Gjykatat heshtin

Mar 25, 2023 | 14:00
SHPËRNDAJE

Avokati i njohur Marash Logu në një intervistë në emisionin “Panorama e Mëngjesit”, në Panorama TV, ka akuzuar qeverinë shqiptare për sulmin që ka ndërmarrë ndaj pronave të Hysenbelliu Group.

Duke iu referuar rastit të fundit, atij të konfiskimit në ditë pushimi zyrtar të dy godinave të “Prestige Resort”, Logu tha se kjo është një cenim flagrant i pronës por edhe i lirisë së mediave që ka në pronësi Hysenbelliu Group.

Marash Logu: Goditjes që po i bëhet Hysenbelliu Group keni parë që deputetët e opozitës kanë qenë shunë të zëshme për të denoncuar këtë sulm.

Bëhet gabim kur lidhet një problematikë e caktuar me një individ.

Kushdo që e lidh debatin me atë që ka ndodhur me zotin Irfan Hysenbelliu gabon rëndë
se liria e medias dhe pronave ështrë cështje që u përket të gjithëve.

Të njëjtën qasje që ka kio qeveri dhe po e tregon në një rast konkret, ka pasur dhe për pronat në lagjen 5 Maji, në Shkozë, apo në Unazë të Re, problematika e mënyra si trajtohen pronarët është problematikë që prek gjithë shoqërinë.

Qasja që ka ky shtet ndaj pronarëve e pronës është e gabuar, prona në një shoqëri të lirë e demokratike është një nga të drejtat thelbësore. Nuk është rast sporadik por i përsëritur në njerëz të thjeshtë në sipërmarrës të suksesshëm.

Kur një qeveri bëhet e papërgjegjshme secilit prej nesh do i shfaqen një ditë persona të maskuar me kapuc, policia apo IKMT për ta nxjerrë nga prona e tyre.

Si ndalet ky arbitraritet?

Marash Logu: Së pari duhet të ketë reagim të fortë publik, arbitrariteti i qeverisë sa herë kryen veprime arbitrare qytetarët u drejtohen gjykatave se është ndër të vetmet mekanizma që njeh ligji për të garantuar të drejtat e qytetarëve.

Në rastin konkret e raste të tjera kemi parë gjykata që nuk funksionojnë, gjykata pret sa të prishet dhe shprehet, gjykatat heshtin, nuk reagojnë në kohë dhe kjo e zbeh besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

Gjykatat ndërkombëtare kanë treguar që kanë reaguar dhe vepruar kur janë prishur pronat.

Frika ime më e madhe është se dhe ky rast, këto sulme që bëhen ndaj sipërmarrjeve të Hysenbelliu Group do përfundojnë me një gjobë shumë të rëndë për shtetin shqiptar se s’kemi vetëm të drejtën e pronës por dhe lirinë e medias, të drejta të rëndësishme që po cenohen në mënyrë flagrante dhe gjykatat tona kanë zgjedhur të heshtin e mos u thonë palëve prisni sa cështja të shqyrtohet.

Tronditëse si një ditë më parë del një raport i DASH që thotë sulmet kanë qenë për shkak të linjës editoriale që kanë mbajtur mediat e Hysenbelliu Group dhe të nesërmen ditë pushimi ngrihen gjithë institucionet për të konfiskuar disa godina në atë resort turistik ndërkohë që e dini mirë sa kohë i duhet një biznesi të marrë një përgjigje, se merr jo vetëm në ditë pushimi po as në ditë e muaj pune. Shaqje e shëmtuar që dëmton rëndë dhe imazhin e Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura