Dramë në Rusi/ Shkon në 8 numri i personave të vdekur nga sulmi me armë në univeristet, policia arrin të plagosë agresorin. Numër i lartë të plagosurish në spital

Sep 20, 2021 | 11:30
SHPËRNDAJE

Rusi agresori

Një sulm me armë ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne në Universitetin Shtetëror të Perm-it, në Rusi.

Personi i armatosur që shihni në videon e mëposhtme hyri në ndërtesën e universitetit dhe hapi zjarr ndaj studentëve të pranishëm.

Agjencia e lajmeve AFP bën me dije se numri i personave që kanë ndërrruar jetë ka shkuar në 8, ndërkohë që numri i personave të plagosur që po marrin ndihmë e nevojsme mjekësore ka shkuar në 24.

Prej personave të lënduar, 19 prej tyre po kurohen nga plagët e shkaktuara me armë zjarri.
Disa studentë u mbyllën në auditorët e universiteteve për t’u fshehur nga sulmuesi. Ndërkohë që disa të tjerë u hodhën nga dritaret e katit të dytë për t’i shpëtuar plumbave. Komiteti Hetues i Rusisë bën me dije se agresori i kësaj ngjarjeje të rëndë u plagos gjatë ndalimit. Agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë deklaroi se disa nga të plagosurit kishin pësuar lëndime duke u hedhur nga dritaret për t’i shpëtuar sulmit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura