Studimi: Sa e dëmshme është kur fëmija fle në një krevat me prindërit

Mar 14, 2016 | 20:17
SHPËRNDAJE

 

Një studim britanik ka treguar se thuajse 50% e nënave kanë gënjyer mjekët dhe specialistët kur janë pyetur se përse fëmijët e tyre flenë në krevatin e prindërve.

Kjo ndodh sepse ato shpesh i druhen gjykimit dhe zgjedhin të thonë se i mbajnë në krevatin e tyre sepse kanë frikë se mos bien, e ndërkohë të tjera nëna nuk tregojnë fare se fëmijët e tyre flenë me prindërit.

Shpesh është thënë, dhe vazhdon të thuhet se fëmijët nuk duhet të flenë në një krevat me prindërit për shumë arsye.

Nëse foshnja fle në krevatin e prindërve ka një rrezik shumë të lartë të lëndohet, e akoma më keq, të mbytet.

Gjithashtu ai merr mikrobe nga prindërit e tij, qoftë edhe përmes flokëve të nënës. Nëse njëri nga prindërit pi alkool apo cigare, atëherë fëmija do të thithë të gjitha toksina.

Mjekët dhe specialistët këshillojnë që fëmijët duhet të flenë në krevatin e tyre pranë prindërve kur janë ende në javët e para të jetës, e ndërsa kur rriten pak më tepër më e mira e mundshme është të flenë në dhomën e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura