Studimi/ Njerëzit e infektuar me mutacionin e Afrikës së Jugut kanë imunitet më të mirë ndaj varianteve të tjera

Mar 3, 2021 | 22:08
SHPËRNDAJE

Një studim paraprak i kryer në Afrikën e Jugut tregon se të infektuarit me variantin e Afrikës së Jugut kanë imunitet më të mirë ndaj mutacioneve të tjera.
covid

Mediat e huaja shkruajnë se ky studim është bërë nga ekipi shkencor, që zbuloi variantin 501Y.V2, por ende nuk është dorëzuar në komunitetin shkencor për të vërtetuar rezultatet e tij. Sidoqoftë, shpresohet që një vaksinë e bazuar në këtë variant të jetë në gjendje të mbrojë nga mutacionet e ardhshme në SARS-CoV-2.

Sipas të dhënave nga ky studim, paraqitur nga një ekip shkencëtarësh nga Rrjeti i Monitorimit të Gjenomit të Afrikës së Jugut (NGS-SA), vetëm 4% e 55 njerëzve tashmë të infektuar me variantin 501Y.V2 nuk arritën të shmangin infeksionin dhe me llojin origjinal të koronavirusit të ri.

Varianti i Afrikës së Jugut u identifikua në fund të vitit 2020 dhe tani është ai dominues në Afrikën e Jugut, vendi më i prekur në kontinentin Afrikan. Ky variant shkaktoi një valë të dytë të infeksioneve dhe vonoi fillimin e fushatës së imunizimit të popullatës.

Sot, shkencëtarët e Afrikës së Jugut raportojnë se plazma e gjakut e njerëzve të infektuar me variantin tregoi një aftësi të mirë për të neutralizuar viruset në valën e parë dhe ndoshta variante të tjera shqetësuese.

“501Y.V2 mund të prodhojë nivele të larta të antitrupave të aftë për të vrarë virusin,” tha virologu Tulio de Oliveira, duke iu referuar një përgjigje imune që tejkalon atë të varianteve të tjera.

Në të njëjtën intervistë, Ministri i Shëndetësisë Zueli Mize e përshkroi zbulimin si “një lajm të mirë për të gjithë botën“, duke thënë se ai shpresonte që procesi i kontrollit të pandemisë do të përshpejtohet.

Sipas studimit, antitrupat e prodhuar nga varianti i Afrikës së Jugut provuan të jenë 100% të efektshëm kundër variantit Brazilian.

Rezultatet (e studimit) na tregojnë në thelb se kemi shumë shpresë për sukses nëse bëjmë një vaksinë,” tha Salim Abdul Karim, një epidemiolog dhe këshilltar i qeverisë së Afrikës së Jugut, bazuar në variantin e Afrikës së Jugut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura