Studime ose bashkim familjar/ Ambasada amerikane: Si të pajiseni me vizë

Jul 27, 2018 | 18:51
SHPËRNDAJE

Të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të bëjnë kujdes që të hyjnë në tokën e premtuar para datës së fillimit që tregohet në fomularin I-20.

ambasada-amerikane-ne-shqiperi-700x467

Ditën e djeshme, ambasada amerikane në Tiranë, nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare i ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që t’i tregojnë autoriteteve këtë formular në momentin që do të hyjnë në SHBA. “Sigurohuni që të hyni në SHBA përpara datës së fillimit që tregohet në formularin tuaj I-20 dhe mbajeni formularin I-20 në bagazhin e dorës kur udhëtoni. Autoritetet duhet ta shohin I-20-ën në pikën e hyrjes në SHBA. Nëse keni një vizë studentore, Kenny duam të dëgjojmë gjithçka rreth shkollës që do të ndiqni dhe pse e zgjodhët atë shkollë!”,-theksojnë ekspertët e ambasadës.

Kushtet
Çdo vit një numër i konsiderueshëm maturantësh dhe studentësh nga Shqipëria kërkojnë të ndjekin studimet Bachelor dhe Master në USA. Në këto universitete mund të aplikojë çdo i interesuar që përmbush kriteret e pranimit të vendosura nga vetë institucioni i arsimit të lartë ku do të vazhdojë studimet. Secili universitet apo kolegj i vendos vetë kriteret e pranimit dhe afatet e aplikimit. Prandaj hapi i parë është përzgjedhja e universitetit për të ditur çdo informacion në lidhje me këtë të fundit. Aplikantët duhet të njohin paraprakisht kriteret e pranimit për fusha të ndryshme studimi. Së pari, të interesuarit duhet të shqyrtojnë alternativën më të mirë për arsimim e më tej të përfundojnë dokumentacionin për aplikim. Pas kësaj aplikantët duhet të financojnë studimet duke aplikuar për bursë e më tej duke aplikuar për vizë studenti. Pas plotësimit të hapave të pikave të mësipërme studentët duhet të përgatisin udhëtimin për në USA. Instruktorët pranë Qendrës Informative të Arsimit Amerikan i ndihmojnë të interesuarit edhe në formulimin dhe hartimin e Curriculum Vitae, letrës së motivimit, letrave të rekomandimit, eseve.

 

Të plotë e lexoni në: http://www.gsh.al/2018/07/27/studimet-ne-shba-ja-kur-duhet-te-hyni-ne-token-e-premtuar/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura