Studentja e letërsisë që u bë menaxhere biznesi

Mar 21, 2015 | 11:02
SHPËRNDAJE

Jonida Panariti
Sot, për shkak të një mundësie të kufizuar në tregun e punës, njerëzit janë vazhdimisht në kërkim të një punë që nuk e dijnë se ç’është; mjafton që, në fund të muajit të paguhen. Në fakt, Jonida Panariti, nuk e kishte ‘lakun në fyt’ kur përfundoi studimet për gjuhë letërsi. Nuk po kërkonte me ngulm një punë sepse për më tepër, kishte ende dy vjeçarin e masterit për të mbyllur përpara se t’i hynte një pune, që siç mendonte ajo në fillim, do të ishte akademike. Sepse, me shkollimin që po kryente, vetëm mesueseia ishte në alternativat e saj të para. “Ndodhi krejt ndryhse nga çe prisja. Sepse në fund të fundit,  çdo personi i nevojitet një shans në jetë, i duhet dhënë t ëpaktën një provë, për të prekur fatin e ti”- fat që, në përfundi të shkollës së mesme, kur nisi të pregatitetej për studimet e larta, Jonida nuk mendonte se do t’a kishte. “Kjo mundësi mu dha e në gusht të vitit 2009. Sapo kisha mbaruar studimet e larta për gjuhë letërsi dhe mundësitë ekonomike për të vazhduar masterin ishin të kufizuara. Ishte pikërisht ky moment kur mu dha mundësia për t’u bërë pjesë e Avon”. Pra, atë çka filloi si punë për të plotësuar shkollën, më vonë, Jonida e ktheu në përparësi.
“Në fillim u regjistrova si kliente e privilegjuar ndërsa më pas u bëra kordinatore. Ky angazhim i ri po më jepte shumë kënaqësi. Takoja çdo ditë vajza e gra dhe me to na bashkonte dëshira për të bukurën, kozmetikën. Shfletonim vazhdimisht broshurat Avon dhe me padurim prisnim t’i provonim produket”.
Në kohët e para të punës, JOnida nuk po arrinte t’a besonte që po siguronte të ardhurat për t’a paguar vetë pjesën e mbetur të shkollës. Por ja që Avon, përveç se po e argëtonte në një ambient femëror, po e siguronte edhe financiarisht.
“E kuptova shpejt që nuk duhet të mjaftohesha me aq. Paratë që më duheshin për studimet, nuk duhet të ishin synimi im i vetëm në rrugën e re që kisah nisur. Me këtë moto, nisa t’i ngjis shpejtë shkallët e karrierës deri sa morra titullin më të lartë, atë të Drejtueses të Shitjeve dhe të Menaxheres së Biznesit”. Pak vite më parë, në 2012, Jonida u shpall edhe drejtuesja më e mirë e shitjeve, duke marrë kështu ehde një stimul të vlefshëm për të vijuar më tej. Por vlerësimet për të nuk ishin vetëm me tituj. Një udhëtim mresëlënës në Barcelone, ishte ‘shpërblimi’  i këtij çmimi. Dhe si të kishte marrë fuqi nga dhuratë që shijoi, edhe një vit më vonë, në 2013, morri të njëjtin vlerësim. Ishte sërish ajo drejtuejsa më e mirë e shitjeve. Këtë herë e Priste Amsterdami, Avon e çoi sërish në nëj udhëtim të paharrueshëm.
Mundet t’u duket e pabesueshme por Jonida Panariti, ka arritur t’i bëj të gjihta. Bashkë me përfunidmin e shkollës, sukseset në punën e re, ka edhe një djal të vogël katër vjeçar, për kujdesjen e të cilit, siç duket, puna nuk e ka penguar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura