SPECIALE/ Trofeu prej 30 mijë eurosh, çfarë duhet të dini për Superkupën e Gjermanisë

Aug 17, 2021 | 15:54
SHPËRNDAJE

Do të jetë ndeshja e 22-të në historinë e Superkupës ajo mes Dortmundit dhe Bajernit të Mynihut. Të parët fituesit e Kupës, ndërsa të dytët të kampionatit. Sa peshon trofeu dhe cilat kanë qenë ndeshjet më të bukura, gjithçka do ta mësoni në shkrimin e mëposhtëm.

superkup

* Superkupa është titulli i parë zyrtarë i sezonit. Një klub gjerman mund të fitojë teorikisht 3 trofe vendorë dhe tre ndërkombëtarë.

* Lojtari më i vjetër që ka luajtur në një Superkupë është Manfred Burgsmyler në vitin 1988. Ai ishte plot 38 vjeç dhe 6 muaj kur mbante veshur fanellën e Verder Bremenit.

* Vetëm 12 klube kanë arritur në luajnë në një finale të Superkupës në Gjermani. Debutuesit e fundit ishte skuadra e Frankfurtit në 2018. Bajerni i Mynihut është skuadra që ka luajtur më shumë finale, plot 15 të tilla.

* Plot pesë ndeshje të Superkupës janë vendosur nga pika e bardhë e 11-metërshave. Në 1993 Verder-Leverkusen, në 1996 Dortmund-Kaiserslautern, në 2011 Shalke-Dortmund, në 2015 Volfsburg-Bajern dhe në 2017 Bajern-Dortmund.

* Dueli Bajern-Dortmund është ai që është luajtur më shumë. Plot 9 herë këto skuadra janë përballur në një finale të tillë.

* Daniel van Byjten ishte lojtari i parë që shënoi në portën e tij në vitin 2013 në një finale Superkupe. Ai është i vetmi lojtar edhe sot që ka shënuar një autogol.

* Skuadrat që janë ndeshur në Superkupë janë renditur në 19 raste në vendet e para. Vetëm në përballjen e 1993 mes Volfsburgut dhe Bremenit nuk ndodhi kjo, pasi të dyja skuadrat u renditën në fund të sezonit të atij viti në vendin e tetë dhe nëntë.

* Mats Humels është lojtari që ka luajtur më shumë në Superkupë për të dyja skuadrat. Tri herë për Dortmundin ku fitoi një herë dhe tri herë për Bajernin ku i fitoi të tria ndeshjet.

* Bajerni renditet i pari me 8 Superkupa në muzeun e trofeve persona, në vendin e dytë ndodhen verdhezinjtë me gjashtë Superkupa të pasuar nga Bremen me tre trofe. Robert Levandovski dhe Tomas Myler janë me 10 ndeshje dy lojtarët me më shumë prezenca në Superkupë. Polaku renditet i pari me pesë gola të shënuar.

* Në 21 duelet që janë luajtur deri tani, skuadra që është shpallur kampione ka fituar edhe Superkupën në 13 përballje.

* Skuadra me mesataren më të madhe të moshës që ka zbritur në fushë në një ndeshje të Superkupës është Kaiserslautern në vitin 1996. Skuadra e drejtuar nga Oto Rehagel ishte mesatarisht 30 vjeç dhe 1 muaj.

* Plot 69 gola janë shënuar në 21 takimet e luajtura deri tani në Superkupë me një mesatare prej 3.3 gola për ndeshje.

* Bajerni i Mynihut është skuadra që ka luftuar më shumë herë për këtë trofe. Dueli i sotëm do të jetë i 10-ti radhazi për ta nga 15 në total.

* Nga ana statistikore, përballja e sotme nuk mund të ketë asnjë favorit, pasi në tetë përballje me njëra-tjetrën kanë fituar secila nga katër.

* Oto Rehagel është trajneri me më shumë prezenca në Superkupë. Të total pesë herë, katër herë me Verder Bremen dhe një herë me Kaiserslautern. Ai është së bashku me Jup Hejnkes në krye te listës për numrin e pjesëmarrjeve ne Superkupë.

* Lojtari më i ri që ka luajtur në Superkupë është Jude Belingham i Dortmundit në vitin 2020. Ai ishte vetëm 17 vjeç dhe 93 ditë kur hyri në lojë.

* Pas gati një sezoni pa tifozë, DFB-ja vendosi që ndeshja e sotme të luhet në prani të tifozëve. Edhe pse numri ekzakt i tyre nuk është ende i njohur për mediat.

* Trofeu i Superkupës është 53 centimetra i gjatë dhe peshon 5.5 kilogramë. Ai është i punuar me argjend dhe si dizajn paraqet simbolin e kampionatit dhe atë të kupës së Gjermanisë. Vlera e trofeut llogaritet diku te 30 mijë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura