SPAK dhe BKH “zbarkuan” në Kadastrën e Vlorës/ Dosjet e sekuestruara në pronësi të ish-Prokurorit të Sarandës, prezantohet drejtori i ri! (DETAJE)

Sep 24, 2021 | 14:06
SHPËRNDAJE

SPAK dhe BKH kanë zbarkuar në Agjensinë Kombëtare të Kadastrën në Vlorë. Burimet brenda institucionit sqarojnë se po hetohen dhe sekuestrohen disa dosje kryesisht në territorin e Bashkisë së Himarës, në bregdet.

Me interes për oficerët e SPAK ishin dhe dosjet e dyshuara të pronësisë të ish-Prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

Këtë të premte në institucion është bërë edhe prezantimi i drejtorit të ri, Reinard Meta. Meta është emëruar pas depozitimit të dorëheqjes nga Klodian Troci. Troci drejtoi institucionin për 9 muaj.

Dorëheqja e Trocit, ka pasur si motivacion arsye familjare  ndërsa dorëheqjet kanë nisur në disa prej institucioneve të Vlorës, pas largimit të Gjiknurit si drejtues politik.

Një ditë më parë, dorëheqjen  e ka depozituar edhe Afrim Qendro nga posti i zëvendëskyretarit të bashkisë së Vlorës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura