“Sot e treguam pse jemi kampionë”, rrëfehet Guardiola: Nëse Liverpuli fiton titullin, do jemi i pari që…

Nov 10, 2019 | 21:26
SHPËRNDAJE

Mançester Siti u mposht nga Liverpuli ditën e sotme me rezultatin 3-1, në fushën e këtyre të fundit. Një ndeshje që dhuroi spektakël nga të dyja ekipet, me skuadrën e Klop, që u tregua më cinike para portës.1561909601_404021_noticia_normal

Menjëherë pas përfundimit të sfidës, trajneri i Sitit ka dhënë një intervistë, ku shprehet se zhvilluan një ndeshje shumë të mirë. “Sot treguam pse ne jemi kampionët. Mënyra se si ne luajtëm në këtë stadium është me të vërtetë e pabesueshme. Jam krenar më shumë se kurrë më parë për ekipin tim. Kemi bërë një ndeshje spektakolare, ndaj ekipit më të fortë në Europë.

Penalltitë e mohuara? Kjo është një pyetje për arbitrat, duhet të pyesni ata jo mua, ne bëmë punën tonë në fushën e lojës. Kishim shumë mungesa, dhe duke parë këtë, kjo ishte një nga performancat më të mira që kemi bërë. Titulli? Fundi i kampionatit është pas 7 muajve, dhe nëse Liverpuli e fiton atë, do të jem i pari që do t’i uroj.”, u shpreh tekniku spanjoll.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura