Soni Malaj penalizohet në Liban

Aug 28, 2015 | 12:30
SHPËRNDAJE

Bashkëpunimi me këngëtarin libanes Saad Ramadan në këngën ‘’Tulipani i bardhë’’, i realizuar edhe në versionin arab, i titulluar ‘’Habibi’’, por që Soni këndon në gjuhën angleze, bëri që këngëtarja shqiptare të prekë edhe eventet e rëndësishme të muzikës arabe.

sonimalaj3
Kështu, vetëm pak javë më parë ajo u ftua si mysafire speciale që bashkë me Saad të performojnë këngën e tyre në MTV Lebanon.

Publiku atje i priti shumë mirë, por edhe pse Soni Malaj kishte përgatitur një performancë mjaft të zjarrtë për të ndezur publikun arab, kjo gjë duket se iu ndalua nga organizatorët e këtij festivali për shkak të traditave dhe rregullave strikte që ka feja myslimane.

Megjithatë Soni në skenën e MTV Lebanon doli me një fustan të prerë që zbulonin këmbët e saja seksi. Nuk dihet nëse pas këtij bashkëpunimi do t’i hapen dyert që të depërtojë edhe në tregun e muzikës arabe, pasi deri më tani nuk ka paralajmëruar ndonjë projekt të ri.

Ditë më parë, këngëtarja është përfolur për një rregullim të hundës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura