Sondazhet/ Britanikët të ndarë mes qëndrimit dhe daljes nga BE

May 31, 2016 | 17:53
SHPËRNDAJE

Mediat britanike kanë publikuar sot dy sondazhe që tregojnë se si do të votohet në referendumin e 23 qershorit, ku do të vendoset në Britania do të qëndrojë apo jo në Bashkimin Evropian.
4096Fillimisht u publikua sondazhi i ORB, i cili tregonte se 52% e votuesve janë që Britania të dalë nga unioni. Po të njëjtin rezultat ka paraqitur se sondazhi i ICM, i porositur nga “The Guardian”.

I pari është sondazh online, kurse i dytë është realizuar duke marrë në telefona votuesit.

Një kthese e tillë vjen pasi të gjitha sondazhet e organizuar më parë tregonin se shumica mbështeste qëndrimin në BE.34CC8E5500000578-3617421-The_latest_ICM_poll_for_the_Guardian_revealed_a_huge_change_in_t-m-32_1464707069825

Kur kanë mbetur dhe 23 ditë nga mbajtja e referendumit, pritet që mbështetja për daljen nga BE të rritet pasi shumica e Laburistëve ende nuk e dinë qëndrimin zyrtar pavarësisht se Jeremy Corby është pozicionuar për daljen nga BE.

Por, në fund do të jenë votuesit e pavendosur që do të përcaktojnë rezultatin. Këta votues marrin vendim vetëm ditët e fundit se ku do të shkojë vota e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura