Solisti i NRG band së shpejti baba, e zbulon vet gjininë e fëmijës

Nov 17, 2017 | 23:08
SHPËRNDAJE

Solisti i grupit NRG Band, Besnik Qaka ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë me Lolitën, ndërsa njoftuan se ishin në pritje për tu bërë prindër.

Nuk ka vonuar momenti kur këngëtari do të zbulonte gjininë e foshnjes, duke treguar se bashkëshortja do sjellë në jetë një vajzë.

nrg

Në një intervistë për Mirage, ai tha: “Lolita është 5 muajshe shtatzënë, por presim një cikë bukuroshe. Është ndjenjë e papërshkrueshme, nuk e kisha përjetuar kurrë këtë ndjenjë. Mezi po presim.”

Kur u pyet për emrin, Besniku nuk zbuloi asgjë, pasi nuk kanë vendosur ende. Ndërkohë ai vazhdon karrierën muzikore, ku së fundmi mori pjesë në festivalin muzikor ‘Kënga Magjike’ me “Gocat me martini.”/Oranews

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura