SMS më efektiv se anestezia, dërgimi i mesazheve redukton dhimbjen

May 4, 2015 | 16:03
SHPËRNDAJE

Zgjidhja për më pak dhimbje gjatë procedurave të vogla kirurgjikale është tashmë në dorën tuaj! Dërgimi i SMS përmes celularit, ndërsa jeni duke iu nënshtruar një operacioni të thjeshtë nën anestezi lokale, në fakt, zvogëlon dhimbjen dhe parandalon përdorimin e anestezisë me deri në 80%. Kjo u zbulua nga një studim në Universitetin Cornell, në Shtetet e Bashkuara, botuar në revistën “Pain Medicine”.

SMS

Studimi i kryer në mbi 98 pacientë tregoi se akti i thjeshtë i “shkrimit të një SMS” me dikë nëpërmjet telefonit gjatë një operacioni të thjeshtë nën anestezi lokale “mund të reduktojë ndjeshëm nevojën që një pacient ka për anestezi totale”. Madje sipas studimit komunikimi me mesazhe me një të huaj është më efektiv në reduktimin e ndjesisë së dhimbjes.

Qëllimi i ardhshëm i hulumtuesve është të kuptojnë se çfarë lloj bisedash nëpërmjet mesazheve tekst janë më efektive dhe në çfarë mase ky “përfitim” mund të përdoret për të ndihmuar pacientët dhe mjekët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura