Reality show ‘I’m a Celebrity’ është rikthyer në televizionin ITV me 19 seri në të cilin marrin pjesë njerëz të famshëm në Angli, për të cilin janë harxhuar më shumë se 1.4 milionë paund.
Një ditë më parë, Caitlyn Jenner dhe James Haskell ishin të parët që provuan dushin nën rrjedhën e ujëvarës.
Por si u krahasuan këto skena me ato që të famshëm të tjerë kanë bërë në edicionet e mëparshme? /thesun
Myleene Klass 2006
Momenti më pikant i dushit ka qenë nga Myleene Klass dhe bikinit e saj të bardha.
Ndërkohë që bukuri të atij kalibri si Nancy Sorrel dhe Sophie Anderton erdhën përpara saj por asnjëra nga to nuk mundi të kapte vëmendjen siç bëri Myleene.
Kjo skenë ka ndodhur rreth 13 vite më parë por akoma nuk është harruar.
Katie Price 2004
Vajza magjepsëse nuk mbeti prapa kur erdhi të tregonte veten në xhungël. Katie kishte veshur një palë bikini të kuqe me shkëlqim për skenën e saj në ujëvarë.
Vicky Pattison 2015
Bukuroshja e ‘Gordie Shore’ u lidh me Ferne McCann në shoë dhe të dy ndanin dushin me bikini shumë ngjyrëshe.
Jimmy Bullard 2014
Futbollisti i ëmbël Jimmy ishte një tjetër i famshëm i cili nuk i rezistoi dushit në xhungël.
Mel Sykes 2014
Ylli i televizionit Mel Sykes ishte një tjetër pjesëmarrëse në dushin e famshëm në xhungël.
David Haye 2012
Ish-kampioni i boksit David, garoi brenda dhe jashtë kampit ndërsa dushin vendosi ta bënte lakuriq.
Ola Jordan 2016
Kërcimtarja profesioniste Ola Jordan, bëri bujë me një palë bikini ‘bruz’ gjatë kohës së saj në xhungël.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al